E marte 18 Korrik 2023
Pas konstituimit këshillave bashkiakë të qarkut, me kërkesë të Kryetarit të Bashkisë së Shkodrës zotit Benet Beci, me datë 18 Korrik 2023, në selinë e Këshillit Qarkut Shkodër u zhvillua mbledhja e konstituimit të Këshillit të Qarkut Shkodër të dalë nga zgjedhjet e 14 Majit 2023. Pas mandatimit të këshilltarëve u kalua tek zgjedhja e kryetarit të Këshillit të Qarkut. Këshilltarët dhanë mbështetjen e tyre duke votuar propozimin, që si Kryetare e Këshillit të Qarkut Shkodër të jetë znj.
Marina Duhani, ndërsa zv/kryetar u ri-zgjodh z. Lulzim Zaraj. Në fjalën e saj, si Kryetare e sapo zgjedhur znj. Marina Duhani, tha se Këshilli i Qarkut Shkodër duhet të avancojë në rolin e tij të mbështetjes dhe reduktimit të diferencave të zhvillimit në qark. Kjo qasje do na orientojë dhe në aspektin e zhvillimit të politikave të reja rajonale, në inkurajimin e grupeve të interesit për të qenë pjesë e përfshirjes në projekte të ndryshme të programeve të BE, të cilët nxisin punësim dhe zhvillim të qëndrueshëm, sidomos për të rinjtë si forcë aktive e shoqërisë sonë, pa harruar asnjëherë vlerat e trashëgimisë kulturore dhe turizmit që ofron qarku jonë, pasi për vetë poziciononin gjeografik të favorizuar që kemi, çdo vit po rritet në territor, prezenca e vizitorëve nga gjithë vendet e kontinentit dhe përtej.