Me rastin e Festave të 7 dhe 8 Marsit, në emër të Këshillit të Qarkut Shkodër si dhe në emrin tim personal, Uroj të gjithë komunitetin e mësuesve si dhe të gjitha gratë e motrat e qarkut tonë,
GËZUAR 7 DHE 8 MARSIN!
Më lejoni t’ju përcjell Urimet e sinqerta, njëkohësisht mirënjohjen e thellë, gjithë mësuesve, për misionin e tyre aq fisnik për të pasuruar me dije brezat e rinj, drejt të ardhmes së tyre.
Mirënjohje për të gjithë nënat e motrat tona që me sakrificat, perkushtimin, aftesitë dhe dashurinë e tyre, janë themeli i suksesit të individit, familjes dhe shoqërisë sonë.
GEZUAR,
KRYETARI
Hilmi LAKTI