🔴⚫️Është 29 Nëntori, festa jonë e lirisë, në peshën dhe dimensionet e së cilës qëndron sakrifica dhe heroizmi i popullit shqiptar dhe luftës partizane që ai zhvilloi, luftë që e renditi Shqipërinë në krahun e koalicionit të madh antifashist botëror.
🇦🇱Kjo feste i dedikohet me së miri Shkodrës ku në fund të nëntorit 1944, pas Çlirimit të Tiranës, më 17 nëntor dhe pjesës kryesore të Shqipërisë së Veriut, mbetej te çlirohej qyteti i Shkodrës dhe qarku i tij.
Shkodra u çlirua më 29 nëntor të vitit 1944, datë kjo e cila shënon ditën e çlirimi të Shqipërisë nga pushtimi gjerman. Shqipëria është vendi i parë në Ballkan që u çliruan me forcat e veta.
29 Nëntori i vitit 1944 është kurorëzimi i përpjekjeve dhe sakrificave sublime e shumëshekullore të një populli të tërë për liri.
LAVDI DËSHMORËVE TË ATDHEUT!