Keshilli i Qarkut Shkodër mikpriti sot Shefin e sektorit te Turizmit Bashkia Pejë z.Virtyt Morina si she perfaqesuesin e organizatës Merimangat e Pejës Z.Mentor Vokshi (lead partner) ne Firmosjen e Marrveshjes se Bashkpunimit midis 3 Shteteve per vijimin e projektit Peak Of the Balkans “Përmirësimi i cilësisë dhe vizibilitetit te destinacionit Majat e Ballkanit, me standarde të larta orientuar për tregun e turizmit”

Destinacioni Majat e Balkanit (Peaks of the Balkans, PoB) ka lindur dhe eshte zhvilluar si projekt ne vitet 2010-2013 nepermjet nje projekti te perbashket ndermjet Komunave Peje ne Kosove, Komuna Plave e Guci ne Mal te Zi dhe Keshilli i Qarkut Shkoder ne Shqiperi. Finacimi i projektit eshte bere nga GIZ, Organizata Gjermane per Zhvillim.

Ky destinacion në vitin 2013 fitoi çmimin e parë për kategorinë “Stewardship Destination” nga WTTC si “Turizmi për Nesër”.

Nder vite ekzistenca e destinacionit, infrastruktura turistike e ndertuar, marketingu i kryer, ngritja e kapaciteteve te ofruesve te sherbimeve, ka mbeshtetur dhe ka rritur ne menyre te dukshme popullimin e zonave nga turiste te aventures dhe natyres. Vendasit kane perfituar ne permiresimin ekonomik te situates dhe cilesise se jetes.

Ne kuader te konsolidimit te marredhenies institucionale dhe vijimit te mirmbajtjes se ketij shtegu si nje Destinacion shume i kerkuar u firmos Marrveshja e Bashkpunimit 2021- 2025. Ky Projekt shihet si një burim i rëndësishëm i të ardhurave dhe punësimit për komunitetin lokal, duke rritur cilësinë e ofertave, vizitat turistike dhe shpenzimet turistike në rajone, si dhe përfshirjen e familjeve rurale në shërbimet e lidhura me turizmin.

 

http://www.peaksofthebalkans.com/
#KeshilliQarkutShkoder
#EjaNeShkoder
#PushoShqip
#PeakoftheBalkans