Takim me përfaqësuesit e Kosovës.
Takim me përfaqësuesit e Kosovës.Ditën e shtunë, datë 26 Tetor, kryetari i qarkut Shkodër Z. Maxhid Cungu priti grupin e punës për hartimin e Strategjisë Kombëtare për Ndryshimet Klimatike në Republikën e Kosovës. Grupi kosovar me 35 përfaqësues nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, Ministria e Integrimit, Ministria e Zhvillimit Ekonomik të Kosovës, ndoqi me shumë interes masat që ka zbatuar Këshilli i Qarkut të Shkodrës në lidhje me adaptimin ndaj ndryshimeve klimatike. Z. Cungu së bashku me Z. Arben Gjuraj, kryetarin e komunës Dajç,
që është dhe një nga komunat më të prekura nga përmbytjet, parashtruan për pjesëmarrësit një pjesë të masave mbrojtëse të zbatuara nga Qarku dhe Komuna për parandalimin e përmbytjeve. Në bashkëbisedim u paraqitën masat afatshkurta dhe afatgjata të ndërmarra dhe parashikuara nga nivelet e pushtetit vendor dhe nga Qeveria.
Gjithashtu Zj. Merita Kazazi, Drejtore e Drejtorise së Koordinimit dhe Zhvillimit Rajonal paraqiti hapësirën që zë ne strategjinë rajonale të qarkut Shkodër, masa për uljen e ndikimit negativ të përmbytjeve në ekonominë e rajonit.
Gjithashtu Zj. Merita Kazazi, Drejtore e Drejtorise së Koordinimit dhe Zhvillimit Rajonal paraqiti hapësirën që zë ne strategjinë rajonale të qarkut Shkodër, masa për uljen e ndikimit negativ të përmbytjeve në ekonominë e rajonit.
Delegacioni kosovar gjatë ditëve në Shkodër vizitoi dhe site historike dhe kulturore të qytetit të Shkodrës. Kjo vizitë u mbështet nga GIZ në kuadër të programit “Adaptimi ndaj ndryshimeve klimatike në Ballkanin Perëndimor” dhe theksoi edhe një herë rëndësine e shkëmbimit të eksperiencave jo vetëm brenda vendit por edhe në kontekst rajonal.