Gazetarët nderohen me Çmimin “Hamit Borici”
Në sallën e Këshillit të Bashkisë Shkodër, në kuadër të përfundimit të aktivitetit dy ditor “Festa e Miqësisë” që zhvillohet çdo vit në qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe në përfundim të tij nga unioni i gazetarëve shqiptare u ndanë çmimet “Hamit Borici”. Me çmimin që mban emrin e profesorit 89 vjeçar, Hamit Boricit, i etiketuar si emblema e gjallë e gazetarisë në Shqipëri, u vlerësuan për kontributin e tyre, shtatë gazetarë të medieve të zonës veriore të vendit, Senad Nikshiqi, Silvi Kastrati, Gjon Froku, Armir Mehja, Genc Kastrati, Gëzim Vuçaj dhe Gjergji Kola, ndërsa një çmim i veçantë, ai i karrierës u dha për fotoreporterin e njohur shkodran, ish-operatorin e RTSH-së në Shkodër, tashmë në pension, Çesk Nushi.
I pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, prof Hamit Borici, duke e vlerësuar si një nderim të madh që i bëhet me emërtimin e këtij çmimi, tha se gazetaria mbetet mison. Me këtë rast Kryetari i Këshillit te Qarkut z. Hilmi Lakti, i pranishëm në takim, krahas dorëzimit të titujve të nderit gazetareve të vlerësuar të qarkut Shkodër, i shprehi mirënjohjen për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në gazetari prof.
Hamit Boricit, dhe uroj që të tjerë gazetare nga qarku i Shkodrës të jenë misionare të fjalës së lirë dhe të kontribuojnë sa më shumë për ta mbrojtur dhe forcuar rolin e medies lokale në zhvillimin e qarkut.