AdriGov në Podgoricë për SME-të dhe FDI-të
Në kuadër të Projektit AdriGov u organizua ne Podgoricë Takimi Institucional Teknik (ITC)  dhe (PMU) Njësia e Menaxhimit të Projekti, 13 Maj 2014, Sipas Agjendës bashkangjitur. Në ketë takim u diskutua për ecurinë e projektit në të gjitha vendet partnere, planet për muajt e ardhshëm si dhe situatën financiare të projektit.

  AdriGov në Podgoricë për SME-të dhe FDI-të
Në kuadër të Projektit AdriGov u organizua ne Podgoricë Takimi Institucional Teknik (ITC)  dhe (PMU) Njësia e Menaxhimit të Projekti, 13 Maj 2014, Sipas Agjendës bashkangjitur. Në ketë takim u diskutua për ecurinë e projektit në të gjitha vendet partnere, planet për muajt e ardhshëm si dhe situatën financiare të projektit.

Të gjithë partnerët bënë nga një prezantim të situatës së projektit si dhe u diskutuan dhe u vendosën datat për aktivitetet e ardhshme. Gjithashtu gjatë datës 13 pasdreke u zhvillua dhe Workshop i “Small and Medium Enterprises and Foreign Direct Investment (FDI) development – Comparative analysis in IPA Countries”. Në këtë Workshop u bënë prezantime nga ana e Kryetares së Bashkisë Kotorr si dhe prezantim i projektit AdriGov nga ana e Koordinatorit të AdriGov Rajoni Molise Z. Francesco COCCO. Fjalën përshëndetëse mbajti edhe Drejtori i Drejtorisë së Zhvillimit të NVM-ve në Malin e Zi. Në pjesën e dytë të takimit bënë prezantimet përkatëse të ftuar nga Bashkia e Kotorrit, mbi tematikat e zhvillimit të NVM dhe IDH, dhe ne vazhdim  materiali për “Ndërmarrjet të Vogla dhe të Mesme (NVM) dhe  zhvillimit  të Investimeve të Huaja Direkte IHD: një analizë krahasuese në vendet Përfituese të  Projekteve IPA”. Z. Benoit Hamende, Informest (Agjencia Rajonale e Zhvillimit dhe bashkëpunimit ekonomik ndërkombëtar). Nga ana e AdriGov Këshilli i Qarkut Shkodër është bërë përgatitja e materialit përshkrues për Shqipërinë. Ditën e Dytë të takimit 14 Maj u zhvillua Takimi i parë i Komisionit për Çështjet Ekonomike të Eurorajonit Adriatiko-Ionian. Në këtë takim morën pjesë Kryetarët e Qarqeve Shqiptare anëtare të AIE si dhe përfaqësues të Rajoneve Italiane, Kroate, Shqiptare, Qarku Durrës dhe Vlorë, si dhe partnerët e AdriGov. Kryetari i Qarkut Tiranë si President i Komisionit për çështjet Ekonomike bëri prezantimin e tij rreth zhvillimeve të fundit të NVM në Shqipëri si dhe nevojës për politika orientuese dhe inovacionit. Kryetari i Qarkut Shkodër mbajti fjalimin e tij përshkrues rreth situatës së fundit të Investimeve të huaja direkte në Shqipëri. Ne këtë aktivitet delegacioni përbëhej nga Kryetari Cungu, drejtuesi lokal i Projektit AdriGov zoti Andrea Jakova dhe Specialisti z. Bekim Mema, te cilët përveç pjesëmarrjes aktive ne panele zhvilluan dhe takime dypalëshe me partneret. Në përfundim të takimit u bënë diskutime të hapura rreth takimeve të planifikuara të EAI gjatë periudhës në vazhdim.