Këshilli i Qarkut Shkodër nderon disa personalitete me tituj vendore. Në ditën historike të arsimit shqiptar, 7 Marsit, që simbolizon punën e paçmuar të mësuesve për edukimin e brezave në shërbim të përparimit të vendit, bëjmë një çast reflektimi: Pesha dhe forca e librit janë të pamatshme! Jeta është e shkurtër, arti është i gjatë! Mësuesit ngrenë ura për të kaluar brezat në lartësi të reja,

ndaj sot përulemi plot respekt ndaj misionit të tyre fisnik. Me këtë rast, në selinë e Këshillit të Qarkut Shkodër, u organizua takimi për akordimin e titujve të nderit disa figurave të veçanta, që kanë dhënë vepra të spikatura, unike në stil, por edhe që vazhdojnë të japin kontribute të rëndësishme në fushën e artit dhe të kulturës kombëtare, përmes kompetencës profesionale e dedikimit të lartë shoqëror si: 1. Millosh Gjergj Nikolla–Migjeni

(pas vdekjes); 2. Prof. Zef Coba; 3. Prof. Alfred Capaliku. Takimi u zhvillua në zyrën e kryetares Bardeli Gjoni e cila lexoj dhe motivacionet dhe dorëzoj titujt respektiv. Për Migjenin titullin e Nderi i Qarkut ju dorëzua mbesës se tij zonjës Angjelina Ceka e cila sikurse dhe profesorët Çoba dhe Çapaliku falënderuan Këshillin e Qarkut për vlerësimin në fjalë. Krahas të afërmeve të personazheve të vlerësuar me tituj kishte dhe të ftuar nga fusha e artit e kulturës.

Në përfundim të këtij takimi zonja Greta Bardeli-Gjoni do te shprehej: “Ky takim i ngrohtë tregoi se Djepi i Kulturës sonë Kombëtare, Shkodra, vazhdon përkundjen me tinguj plot vlerë”.