I nderuar të isha pjesë e ceremonisë së organizuar nga Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” për dhënien e titullit “Doctor Honoris Causa” për Prof. Lucia Nadin, një personalitet i shquar i albanologjisë dhe një mike e çmuar e Shkodrës.

Kontributi i saj në ndriçimin e historisë dhe kujtesës sonë kulturore, veçanërisht përmes studimeve mbi “Statutet e Shkodrës”, mbetet një pasuri e vyer për qytetin dhe për identitetin tonë europian. Mirënjohje për Prof. Lucia Nadin për punën dhe përkushtimin e saj ndaj historisë shqiptare dhe vlerave të qytetërimit tonë.