Në Vaun e Dejës, së bashku me Zëvendëskryeministren Albana Koçiu, prefekten Holta Duda, kryebashkiakun Kristian Shkreli, drejtues vendorë dhe banorë përfitues, zhvilluam një takim mbi ecurinë e programit “Paketa e Maleve”, një nga nismat më të rëndësishme për zhvillimin e zonave malore dhe fuqizimin e ekonomisë lokale.
Interesi i madh që ky program ka zgjuar në të gjithë vendin, me mbi 1,200 aplikime, tregon se shqiptarët duan të investojnë, të punojnë dhe të ndërtojnë të ardhmen në vendin e tyre. “Paketa e Maleve” është një mundësi reale për familjet, fermerët, sipërmarrësit lokalë dhe shqiptarët e diasporës që të zhvillojnë pronat dhe potencialin ekonomik të zonave tona.
Ky program nuk është për privilegje, por për njerëzit që prej vitesh jetojnë, punojnë dhe kontribuojnë në këto komunitete. Si Kryetar i Këshillit të Qarkut Shkodër, shpreh mbështetjen e plotë për çdo iniciativë që nxit zhvillimin e qëndrueshëm, krijimin e vendeve të reja të punës, promovimin e turizmit malor dhe mbajtjen gjallë të këtyre zonave me potenciale.










