Promovohet Harta Digjitale e Qarkut Shkodër. Me datë 3 Prill 2015, pranë ambienteve të qendrës sociale Rinore “Arka” Projekti AdriGov, IPA Adriatic CBC Programme, projekti i cili po implementohet në Këshillin e Qarkut Shkodër promovoi Hartën Digjitale të Qarkut Shkodër.

Promovohet Harta Digjitale e Qarkut Shkodër. Me datë 3 Prill 2015, pranë ambienteve të qendrës sociale Rinore “Arka” Projekti AdriGov, IPA Adriatic CBC Programme, projekti i cili po implementohet në Këshillin e Qarkut Shkodër promovoi Hartën Digjitale të Qarkut Shkodër.Kjo hartë u realizua me koordinimin e Stafit te Projektit AdriGov ne bashkëpunimin sektorin Koordinimit dhe Zhvillimit, specialistëve të fushës Prof. Dr. Kujtim Onuzi, si dhe RDP Programme. Kjo Hartë synon promovimin e resurseve, traditës, ushqimit dhe bukurive natyrore të Qarkut Shkodër dhe do të ketë rëndësinë e saj në rritjen e fluksit turistik në zona akoma të pazbuluara, përmes eko-tureve ekologjike që ajo propozon. Në këtë takim morën pjesë të ftuar nga institucione të ndryshme që operojnë në fushën e turizmit për tu njohur më nga afër me specifikat dhe inovacionet që paraqet kjo Harte Digjitale e Qarkut Shkodër. Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër, z. Maxhid Cungu, i cili ka dhënë një kontribut të rëndësishëm në realizimin e kësaj harte, falënderoi stafin që punoi për realizimin e kësaj harte, projektin AdriGov i cili me produktet e tij synon krijimin e sinergjive midis institucioneve, me synim dhënien e kontributit në zhvillimin e qëndrueshëm të sektorëve të ndryshëm ekonomik e social në Qarkut Shkodër. Gjatë këtij takimi u zhvillua edhe ceremonia e dhënie së çmimit “Qytetar Nderi i Qarkut Shkodër” për z. Olaf HAUB, Drejtues i Programit RDP Northern Albania, i cili ka bashkëpunuar në vite me Këshillin e Qarkut Shkodër në përmirësimin e strategjive të zhvillimit të Qarkut dhe implementimin e projekteve të ndryshme.