Drejtori i Kryqit të Kuq për Europën viziton Këshillin e Qarkut Shkodër. Drejtori i Kryqit të Kuq për Evropën z. Simon Missiri u takua me kryetaren e këshillit të Qarkut Shkodër zonjën Greta Bardeli Gjoni. Në mes tyre pati një dialog miqësor që konsistoi në historikun e aktiviteteve të kryqit të kuq në Shqipëri e veçanërisht në Shkodër si dhe në mundësitë për bashkëpunim në të ardhmen.

“Aktualisht, tha zonja Bardeli Gjoni, midis organizatave të shoqërisë civile, Kryqi i Kuq Shqiptar (KKSH) është e vetmja organizatë vullnetare në vend me kapacitete reale dhe struktura të tilla që kanë një ndikim të ndjeshëm në rastet e emergjencave civile. Ajo është shoqata më e madhe dhe shtrihet në 38 qytete të Shqipërisë, është themeluar në vitin 1921 ku zyrtarisht ka filluar funksionimin edhe në Shkodër në vitin 1922. Në vitin 1991 rifillon aktiviteti i KKSH pas ndërprerjes së funksionimit të tij që nga viti 1969 për shkak të sistemit politik të asaj periudhe.

Komisioni i Emergjencave Civile të Qarkut ku Kryetarja e Këshillit të Qarkut mban pozicionin e nënkryetarit të këtij komisioni, ka një bashkëpunim të vazhdueshëm me Kryqin e Kuq Shqiptar, në menaxhimin e situatave të emergjencës civile duke qenë se edhe Kryqi i Kuq është pjesë e këtij komisioni.” Aktivitetet më masive të Kryqit të Kuq vazhdoi z. Bardeli në mbështetje të autoriteteve vendore të Qarkut Shkodër në shërbim të komunitetit kanë konsistuar në: “Mbështetje ushqimore dhe sociale e një pjese të popullatës kosovare të deportuar e të strehuar në Shkodër, (gjithsejtë kanë qenë rreth 40 mijë vetë), gjatë periudhës së konfliktit territorial, luftës në Kosovë.

Mbështetje ushqimore dhe sociale në rastet e përmbytjeve të mëdha në periudhën 2010-2011, ku u mbështetën rreth 10 000 familje nga zonat kryesisht të nën-Shkodrës. Në këtë kontekst Kryqi i Kuq Shqiptar ka koordinuar me Kryqin e Kuq Amerikan për ndihma konkrete ndaj popullsisë. Gjithashtu edhe në rastet e zonave të izoluara nga dëbora, KKSH ka mbështetur komunat e prekura si në Shkrel, Bogë, Shllak, etj.”

Për t’iu përgjigjur më mirë sfidave të zhvillimit, shpesh herë autoritetet vendore kanë pasur bashkëpunime dhe në rrafshin social, sjellim rastin kur Këshilli i Qarkut Shkodër i besoi Kryqit të Kuq projektin “Përfshirja e Gruas në Tregun e punës në Shkodër” në vitin 2012, ku 40 gra dhe vajza me probleme social-ekonomike, u trajnuan falas në profilin e rrobaqepësisë ku 23 prej tyre u punësuan në subjektet private që operojnë në këtë fushë. Në kuadër të këtij bashkëpunimi palët mendojnë se aktivitetet ku duhet të mbështetet Kryqi i Kuq në Shkodër janë: Fuqizimi me mjete ndërhyrëse i kapaciteteve në shpëtimin e jetëve njerëzore në fatkeqësitë nga aksidentet e llojeve të ndryshme ku ka tubime masive gjithashtu në fatkeqësitë më frekuente siç janë aksidentet rrugore. (Autoambulancë në dispozicion të stafit vullnetar të Kryqit të Kuq).

Krijimi i disa pikave ku t’i vihet në ndihmë të sëmurëve veçanërisht moshave të treta për kontrollin e hipertensionit, diabetit, etj. Nga ana e tij përfundoj zj Bardeli Gjoni, Këshilli i Qarkut mbetet në dispozicion për bashkëpunimin e vazhdueshëm me Kryqin e Kuq për mbështetjen në fushën e ndihmës ndaj komunitetit të Qarkut Shkodër e më gjerë si dhe koordinimin me njësitë e tjera të qeverisjes vendore si dhe me organizatat partnere. Nga ana e tij zoti Missiri falënderoj Kryetare Bardeli për pritjen si dhe vlerësoi bashkëpunimin e qëndrueshëm qe ekziston ndermjet institucioneve tone dhe qe do përpiqemi ta zhvillojmë me tej.

Në takim ishin te pranishëm dhe shefja rajonale e këtij misioni zj. Mette Peterson, Kryetari i Kryqit te kuq Shqiptar z. Ylli Alushi, drejtuesit e degës Shkodër si dhe nga këshilli i Qarkut zv. Kryetari z. Maxhid Cungu, Andrea Jakova e Kastriot Kruja.