Takim me Shoqatat, “Atdhetare Dukagjini” dhe “Martin Dreshaj”

 

Takim me Shoqatat, “Atdhetare Dukagjini” dhe “Martin Dreshaj” Sot me datë 28 Prill 2016, ashtu sikurse ishte parashikuar dhe në programin e Manifestimit “Zëri i Vëllazërimit” që Shoqata e vëllazërisë Kosovë/Malësi e Madhe “Martin Dreshaj” organizon në muajin Prill të çdo viti, një përfaqësi e saj u takua sot me kryetaren e këshillit të Qarkut Shkodër zonjën Greta Bardeli. Ato e informuan kryetaren Bardeli mbi këtë manifestim popullor që organizojnë tradicionalisht dhe që ka të bëje konkretisht me takime të ndryshme, konferenca shkencore e përkujtimore, tryeza tematike për probleme të integrimit kombëtar si dhe koncerte me kënge dhe valle e promovime të vlerave të zonës. Në këto aktivitete përfshihen të gjitha zonat e kësaj treve me një pjesëmarrje mjaft të gjerë. Ky aktivitet u vlerësua shumë nga Kryetarja Bardeli, pasi nxjerr në pah vlerat e kësaj krahine si dhe ndikon drejtpërdrejt në formimin në ruajtjen dhe zhvillimin e vlerave të trashëgimisë sonë kulturore si pjesë e vlerave të traditës së qarkut tonë dhe mbarë vendit.