Gëzuar 28 Nëntorin
Dita e Pavarësisë është festa që na kujton rrugën e gjatë të sakrificave, guximin e atyre që ëndërruan një atdhe të lirë dhe amanetin që na lanë: ta duam e ta mbrojmë Shqipërinë me shpirt.
Liria që gëzojmë sot është fryt i gjakut, mundit dhe besës së brezave që nuk u dorëzuan kurrë. Prandaj, në këtë ditë të shenjtë, le të mbajmë lart flamurin, krenarinë dhe mirënjohjen për ta. Çdo hap që hedhim, çdo arritje që bëjmë, është një vazhdim i ëndrrës së tyre.










