ADRIGOV PËR STRATEGJINË EUSAIR
Në ambientet e Grand Hotel Europa Shkodër, këshilli i Qarkut në kuadër të projektit AdriGov, organizoj një workshop me temë Qarqet shqiptare brenda Eurorajonit Adriatiko-Jonian dhe politikat  EUSAIR të BE.

Në ambientet e Grand Hotel Europa Shkodër, këshilli i Qarkut në kuadër të projektit AdriGov, organizoj një workshop me temë Qarqet shqiptare brenda Eurorajonit Adriatiko-Jonian dhe politikat  EUSAIR të BE. Projekti AdriGov po zbatohet nga Këshilli i Qarkut Shkodër, si partner përfitues dhe nga të disa Qarqe dhe Rajone të tjera të Eurorajonit Adriatik-Jonian, me qëllim kryesor rritjen e bashkëpunimit ndërkufitar, kontributit për hartimin e politikave të përbashkëta në zonë, strategjisë programative EUSAIR si dhe transferim të njohurive dhe rritje e ndërsjellët e kapaciteteve. Qarku Shkodër ka qenë pjesëmarrjes në aktivitete me tematika të ndryshme, por edhe për aq sa ka pasur mundësi modeste, ka kërkuar të përfshihet në procesin e konsultimeve për strategjinë EUSAIR të BE. Në këtë kontekst  këtu në Shkodër së bashku me Qarkun e Shkodrës, Tiranës, Vlorës, Durrësit, Fierit dhe Lezhës, ishin dhe partnerët tanë evropiane. Ky workshop ka si synim: informimin dhe konsultimin midis Qarqeve Shqiptare anëtare të EAI mbi politikat EUSAIR duke konsideruar dhe  eksperiencat e përparuara. EUSAIR, është një mundësi që BE, e ka ndërtuar si një anije me ide të ngarkuara që mund të lundrojë në çdo cep të Euro Rajonit Adriatik-Jonian, për të programuar me anë të saj, zhvillimet e përbashkëta  në 8 vende si: Shqipëri, Greqi, Mal i Zi, Serbi, Kroaci, Bosnjë, Slloveni dhe Itali. Qarqet Shqiptare duhet që në këtë spondë të bregdetit Adriatiko-Jonian të bashkëpunojmë, për të mundësuar sa më shumë, reduktimin e diferencës së zhvillimit që kemi trashëguar por dhe që kërkon mjaft mund për ta rikuperuar. Ndaj dhe këtë takim e kemi organizuar në bashkëpunim me Rajonin Emilia-Romagna  dhe Molise, të cilët si pjesë territoriale e strategjisë EUSAIR dhe partnerë të qëndrueshëm me Këshillin e Qarkut Shkodër kanë rolin kryesor në orientimin e zhvillimit të spondës së Adriatikut. Në ketë takim morën pjesë edhe personalitete të rëndësishme që sollën në vëmendjen e auditorit momente të rëndësishme të tyre ndaj këtyre zhvillimeve bashkëkohore. Prezenca e  Ambasadorit i Italisë, Shkëlqësisë së Tij Massimo Gaiani ishte mjaft inkurajuese dhe mbështetëse, si një vend fqinj që së bashku me vendet e tjera anëtare po përgatiten ti shtojnë yje të tjerë flamurit Europian. Z. Patrizzio Bianchi, Assesor i Politikave të Arsimit, formimit profesional dhe punësimit të Rajonit te E-R, personalitet me një karriere të shkëlqyer akademike dhe administrative foli mbi politikat lokale në një ekonomi të hapur. Një personazh mjaft i njohur ne tryezat evropiane për qarqet, z. Francesco Cocco, Sekretar i Përgjithshëm i EAI, u ndal në kontributin e projektit AdriGov në raport me punën e komisioneve tematike të EAI dhe strategjinë EUSAIR. Ndersa zj.

Elena Tagliani, referente e E/R për projektin AdriGov, paraqiti në prezantimin e saj mbi Këndvështrimin e qarqeve ndaj Strategjisë EUSAIR. Një temë mjaft interesante ishte ajo e z. Olaf Haub drejtues i RDP, agjenci e financuar nga qeveritë Austriake dhe Zvicerane për të asistuar zhvillimin rajonal në qarqet Shkodër dhe Lezhë. Si menaxher rajonal u fokusua në potencialitetet që ofron Qarku Shkodër dhe me gjerë për tu përfshirë sa më shumë në strategjinë EUSAIR. Në takim ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e disa dikastereve që mbulojnë sektorët e bashkëpunimit me jashtë: referenti i Ministrisë së Punëve te Jashtme  për Politikat EUSAIR. z. Agim Pasholli, përfaqësuesi i Ministrisë së Integrimit z. Freda Doci, si dhe këshilltari i Ministrisë së Çështjeve vendore z. Enea Hoti. “Duhet të ndalem në çështjen e infrastrukturës se për të përshkuar Adriatikun nuk është e lehtë të kalosh këtë pjesë të detit. E bëjnë shumë mirë kontrabandistët, që u duhen vetem dy orë për të përmbushur qëllimet e tyre, ndërsa qytetarët për të kaluar Adriatikun, u duhet të përshkojnë një rrugë të vështirë”, tha në fjalën e tij, ambasadori Italian, Massimo Gaiani. Z. Cungu vlerësoi faktin që ky projekt jep një kontribut të rëndësishëm për krijimin e një bordi të përbashkët bashkëpunimin në fushën Adriatiko-Jonian, për të nxitur konkretisht  miratimin e një plani bashkëveprues dhe operacional në mes te të gjithë qarqeve shqiptare të EAI për të në trajtuar së bashku  të gjitha mundësitë për bashkëveprim në të gjitha fushat ku është shtrirë EUSAIR ne territorin tonë. Takimi u moderuar nga zoti Andrea Jakova koordinatori i projekt AdriGov, i cili së bashkë me grupin e punës së projektit organizuan dhe realizuan mbarëvajtjen e këtij takimi kaq të rëndësishëm për Këshillin e Qarkut Shkodër.