Sot patëm kënaqësinë dhe emocionin të organizojmë një ceremoni të veçantë në nder të znj. Gjyljana Miruku, me rastin e daljes së saj në pension, pas një kontributi të vyer prej 2 dekadash në Këshillin e Qarkut Shkodër. Me përkushtim, profesionalizëm dhe integritet, ajo ka qenë një figurë e rëndësishme në menaxhimin financiar të institucionit, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në punën tonë të përbashkët.
Në cilësinë e Kryetarit të Qarkut, pata nderin t’i dorëzoj një çertifikate, si shenjë falënderimi dhe vlerësimi për gjithë punën dhe angazhimin e saj ndër vite. I urojmë znj. Miruku shëndet, gëzim dhe një kapitull të ri të mbushur me qetësi dhe lumturi pranë familjes! Si institucione kemi nevojë për modele të tilla, që lënë gjurmë me punën e tyre dhe dëshmojnë përherë profesionalizëm e korrektësi.
















