Këtë të enjte zhvilluam mbledhjen e Komisionit të Planifikimit të Mbrojtjes Civile të Qarkut Shkodër, në kuadër të përgatitjeve për sezonin veror 2026. Gjatë takimit ku ishin të pranishëm drejtues të AKMC, drejtori i policise se qarkut Shkoder, kryetarët dhe zv/kryetaret e bashkive, drejtues te institucioneve qendrore dhe vendore, nën drejtimin e prefektes, diskutuam çështje të rëndësishme si monitorimi i zonave me risk të lartë për zjarre, masat parandaluese, gatishmëria e strukturave përgjegjëse dhe bashkëpunimi ndërinstitucional për menaxhimin e situatave emergjente.

Një fokus i veçantë iu kushtua ndërgjegjësimit të qytetarëve dhe forcimit të reagimit të shpejtë për mbrojtjen e jetës, pronës dhe mjedisit. Angazhim dhe përgjegjësi për një verë sa më të sigurt për të gjithë!