PËR ZHVILLIMIN E SEANCAVE TË KËSHILLIMIT ME PUBLIKUN  NË QARKUN E SHKODRËS.

Sot me datën 20/12/2018, në sallën e Këshillit të Bashkisë Shkodër u zhvillua seanca këshillimit me publikun për diskutimin e projekt akteve: Paketa fiskale e vitit 2018 e Këshillit të Qarkut Shkodër”; Buxheti i Këshillit të Qarkut Shkodër për vitin 2018 dhe Plani Buxhetor Afatmesëm 2018-2020”.

PËR ZHVILLIMIN E SEANCAVE TË KËSHILLIMIT ME PUBLIKUN  NË QARKUN E SHKODRËS.

Sot me datën 20/12/2018, në sallën e Këshillit të Bashkisë Shkodër u zhvillua seanca këshillimit me publikun për diskutimin e projekt akteve: Paketa fiskale e vitit 2018 e Këshillit të Qarkut Shkodër”; Buxheti i Këshillit të Qarkut Shkodër për vitin 2018 dhe Plani Buxhetor Afatmesëm 2018-2020”. 

Në seancë morën pjesë anëtarë të Këshillit të Bashkisë Shkodër, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, qytetarë nga komuniteti i Bashkisë Shkodër, etj. Në këto takime ishin të pranishëm përfaqësuesit e Këshillit të Qarkut Shkodër z. Maxhid Cungu, Z. Sokol Berisha, Z. Kastriot Kruja dhe Znj. Gjyljana Miruku, Z. Fatbardh Sheqi, nënkryetar i Bashkisë Shkodër, Z. Suel Hadri, Sekretar i Këshillit Bashkiak Shkodër, Z. Mark Rupa, e të tjerë anëtarë të Këshillit Bashkiak. Prezantimin dhe hapjen e takimit e bëri Nënkryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër Z. Maxhid Cungu. Nga Drejtoresha e Zhvillimit Strategjik dhe Ekonomik Znj. Gjyljana Miruku u prezantua projekt-buxheti, paketa fiskale dhe plani buxhetor afatmesëm 2018-2020, si dhe prioritet e qarkut Shkodër për vitin 2018.

Të pranishmit e mbështeten projekt-buxhetin dhe paketën fiskale dhe gjatë diskutimeve nga ana e tyre, u kërkua ndërhyrja e institucioneve vendore dhe qendrore për rrugën Bardhaj-Rrencë, pasi ky aks është shumë i domosdoshëm për komunitetin e zonës,bashkëpunimi me shoqatat dhe organizatat joqeveritare, si dhe mbështetja financiare për projekte të ndryshme që i shërbejnë komunitetit të Bashkisë Shkodër. Në Bashkinë Malësi e Madhe krahas përfaqësuesve të Këshillit të Qarkut Shkodër ishte i pranishëm edhe Nënkryetari i Bashkisë Malësi e Madhe Z. Sytki Ndreca. Hapjen e takimit e bëri Nënkryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër Z. Maxhid Cungu, si dhe nga ana e Z. Cungu u bë prezantimi projekt-buxheti, paketa fiskale dhe plani buxhetor afat- mesëm 2018-2020, si dhe prioritet e qarkut Shkodër për vitin 2018. Të pranishmit e mbështeten projekt-buxhetin dhe paketën fiskale dhe gjatë diskutimeve nga ana e tyre u përkrahën iniciativat e institucionit të Këshillit të Qarkut Shkodër për investime me fondet e veta për komunitetin e kësaj bashkie dhe veçanërisht u falënderua Kryetarja e Këshillit të Qarkut Shkodër Zj. Greta Bardeli, për mbështetjen dhe interesimin e veçantë të saj, për ndërhyrjen dhe rikonstruksionin e Rrugës Goraj-Zagorë (faza e I), investim ky me fondet e Këshillit të Qarkut Shkodër. Nënkryetari i Bashkisë Malësi e Madhe Z. Sytki Ndreca shprehu një falënderim i veçantë për Kryetaren e Këshillit të Qarkut Shkodër Zj. Greta Bardeli dhe për përfaqësuesit e Këshillit të Qarkut Shkodër.

Po ashtu kjo dëgjesë këshillimore me publikun u zhvillua dhe në Bashkitë e Vaut te Dejës, Fushë Arrëz dhe Malësi e madhe. Problematikat kryesore te ngritura nga publiku sipas bashkive të tjera kanë qenë: Në Bashkinë e Vaut të Dejës, janë paraqitur si prioritete që duhet të kihen parasysh ngritja e shkollës se mesme, qendra shëndetësore, asfaltim i rrugës Fangut, Asfaltim i rrugës Pistull-Dheu i Lehtë, pastrim i kanaleve kulluese, kanalizimet e ujërave të zeza si dhe të tjera probleme si qendra sportive, aktivitete kulturore, muzeu.

Në Bashkinë e Fushë Arrësit janë ngritur këto probleme: Asfaltim i rrugicave të qytetit, ndriçim i rrugëve dytësore, rikonstruksion i shkollës në Fierzë, shtesë në oraret me ujë të pijshëm si dhe marrja e masave për zhbllokimin e rrugëve nga dëbora në njësinë administrative të Qafa e Malit. Në Bashkinë e Malësisë së Madhe.