Shkodra ka fatin të ketë në gjirin e saj personalitete të shumta në çdo fushë dhe mjekësia është një prej tyre. I lumtur t’i dorëzoja “Çertifikatën e Mirënjohjes”, Prof.asociuar Dr. Eqerem Hasanit, një emër i nderuar në mjekësinë shqiptare.
Gjatë të gjithë jetës së tij ai ka punuar maksimalisht në shërbim të pacientëve, në edukimin e brezave të rinj dhe duke krijuar modele që kanë rritur mjekësinë në vendin tonë.
Shkodra dhe shkodranët kanë qënë përherë të parët për të dhe ky vlerësim është vetëm një shenjë e vogël mirënjohje.















