Në kuadër të menaxhimit dhe mbarëvajtjes së sezonin turistik 2026, u zhvillua një takim koordinues i Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit, me pjesëmarrjen e Zëvendësministrit të Punëve të Brendshme, z. Xhemal Qefalia, dhe Zëvendësministres së Turizmit, Kulturës dhe Sportit, znj. Marinela Prifti, në Velipojë.

Me nismen e Prefekturës së Qarkut Shkodër, pjesemarrjen e institucioneve vendore dhe qendrore, anëtarëve të Komitetit Rajonal të Zhvillimit të Turizmit, strukturave të sigurisë, shëndetësisë, infrastrukturës dhe aktorëve të tjerë të lidhur me zhvillimin e sektorit turistik.

Gjatë aktivitetit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërinstitucional për garantimin e standardeve më të mira të shërbimit, sigurisë, orientimit dhe promovimit të destinacioneve turistike të Qarkut Shkodër, një territor që përfshin potenciale të jashtëzakonshme natyrore, kulturore dhe historike.

Në fjalën time vlerësova organizimin e kësaj tryeze si një mekanizëm i rëndësishëm koordinimi mes institucioneve, duke nënvizuar se turizmi përbën një faktor kyç për zhvillimin ekonomik, punësimin dhe promovimin e identitetit rajonal.

Gjatë diskutimeve u prezantuan edhe disa nga nismat e ndërmarra nga Këshilli i Qarkut Shkodër në funksion të zhvillimit të turizmit dhe promovimit të territorit. Ndër to u veçua realizimi i Guidës Turistike të Qarkut Shkodër gjatë vitit 2025, si një instrument promovues që përmbledh atraksionet kryesore turistike, resurset natyrore, trashëgiminë kulturore dhe traditat e rajonit.

Po ashtu u evidentua organizimi i Tryezës Rajonale mbi perspektivat dhe atraksionet turistike të Qarkut Shkodër, e cila do te sherbeje si platformë diskutimi ndërmjet institucioneve, operatorëve turistikë dhe ekspertëve të fushës për identifikimin e sfidave dhe mundësive të zhvillimit.

Në fokus të veçantë ishte edhe lidhja mes zhvillimit të turizmit dhe tregut të punës. Në këtë kuadër u përmend organizimi i Panairit të Punës dhe Karrierës në vitet 2024 dhe 2025 në bashkitë Shkodër dhe Malësi e Madhe, ndërsa u bë e ditur se kjo nismë do të vijojë edhe gjatë vitit 2026 në një nga bashkitë e tjera të qarkut.
Një tjetër element i rëndësishëm i veprimtarisë së Qarkut Shkodër mbetet promovimi i trashëgimisë kulturore dhe folklorike. Për të tretin vit radhazi janë organizuar Festivalet Folklorike të Qarkut, duke kontribuar në ruajtjen dhe promovimin e identitetit kulturor, si dhe në pasurimin e ofertës turistike të rajonit.