Në kuadrin e Projektit Adresimi në Nivel Lokal i Sfidës së Punësimit të të Rinjve, ditën e merkurë, dt. 16 korrik 2014,

Në kuadrin e Projektit Adresimi në Nivel Lokal i Sfidës së Punësimit të të Rinjve, ditën e merkurë, dt. 16 korrik 2014, në orën 10:00, në Hotel Grand Europa në Shkodër u zhvillua  Workshopi i Shkëmbimit të Eksperiencës për Paktet Territoriale të Punësimit të të Rinjve mes 3 Qarqeve ku shte zbatuar ky projekt, atë të Shkodrës, Lezhëz dhe Kukesit me teme : TEP-AGORA – Qëndrueshmëria e PTP dhe rruga drejt të ardhmes.Ne kete aktivitet ishin te pranishem perfaqësues te donatorëve, Kooperacionit Zvicerian, perfaqësues të organizatave zbatuese të projektit ILO dhe UNDP, perfaqesues te MMR perfaqësues te tre qarqeve përfituese si dhe  perfaqesues te institucioneve dhe  anetare te Bordeve Rajonale te Punesimit.
Qëllimi kryesor i ketij takimi ishte shkembimi i eksperiencës së fituar gjatë zbatitimit te Paktit Territorial te Punesimit ne tre qarqet, Shkoder, Lezhe dhe Kukes, identifikimin e praktikave me te mira, si dhe diskutime ne lidhje me sigurimin e vazhdimesise dhe qëndrueshmërisë ne të ardhmen.
Takimi u hap me pershendetjen e Kryetarit të Qarkut Shkoder , Z. Maxhid Cungu i cili  falenderoi se pari Kooperacionin Zvicerian i cili eshte donator i  ketij projekti si dhe perfaqesuesit e  ILO e UNDP qe mbeshteten realizimin me sukses te ketij projketi. Pershendeti perfaqesuesit e Ministrise si dhe perfaqesuesit e 3 qarqeve te pranishem ne takim.
Z. Cungu u ndal ne eksperiencat positive te arritura ne fushen e nxitjes se punesimit fale ngritjes dhe funksionimit te  Bordit Rajonal i Punesimit dhe Formimit , i cili tashme ka 2 vite qe funksionon  si strukturë konsultative që mbledh te gjithe aktorët kryesorë të fushës së punësimit në qarkun Shkodër dhe ku u mbështeten  disa nisma te rendesishme.
Kryetari Cungu,   theksoi se tani  ne mbyllje te projektit  mund te themi se ato synime qe ne percaktuam qe ne fillim ne mbledhjet e Bordit –it dhe te miratuara ne Paktin Territorial te Punesimit ne perputhje me objektivat e Qarkut, kane ecur ne rruge te mbare. Sigurisht qe gjate kesaj ecurie kemi patur edhe probleme te paparashikuara, por sot mund te themi se kemi ecur perpara sipas planifikimit qe bashkarisht vendosem muaj me pare.
Ai gjithashtu u ndal edhe ne arritjet dhe dobësistë të te gjithe aksioneve te zbatuara ne Qarkun Shkoder duke theksuar se ky projekt ka qene disi i vecante prej projekteve te tjera, i cili ka synuar jo vetem punesimin dhe formalizimin e te rinjve ne tregun e punes por edhe ne sigurimin e vazhdimesise nepermjet krijimit te sipermarrjeve te vogla apo te shoqatave ne fushat perkatese.
Perfaqesuesja e Ministrise u shpreh se  Politikat e Punesimit jane nje prioritet  i qeverise. Dhe se zyrat rajonale te punesimit duhet te jene partnere kryesore te ketyre projekteve.
Perfaqësuesit e UNDP dhe ILO theksuan se është bërë një punë e konsiderueshme me arritje konkrete duke nxitur diskutimet në lidhje me identifikimin e pikave te forta dhe të dobëta që të nxirren mesime për vazhdimësinë e këtyre projekteve në të ardhmen.
Në takim ishte i pranishëm edhe Kryetari i Qarkut Kukës i cili u shpreh se se  suksesi i iniciativave ekzistuese jane mundesi per thithjen e fondeve te tjera dhe sigurimin e vazhdimësisë së tyre. Qarku duhet te jete qender kryesore per zhvillimin e rajonit.
Nga diskutimet e përfaqësuesve të institucioneve doli ne pah rendesia e ketij projekti dhe impakti pozitiv qe ka patur ai ne tre qarqet qe eshte zbatuar si nje pervoje dhe experience positive per tu vazhduar dhe perhapur ne qarqe te tjera pa perjashtuar dhe problematikat apo veshtiresite e hasura ne zbatim. U theksua rendesia e krijimit te nje partneriteti te qendrueshem dhe funksional mes institucioneve permes Bordeve Rajonale te Punesimit dhe Formimit megjithese u kerkua qe te kete nje bashkepunim me te mire ne percaktimin e fushave prioritare per tu financuar si dhe mekanizmat e financimit ne te ardhmen.