Projekti “Youth Adrinet” i zbatuar ne kuader te pogramit IPA CBC ADRIATIK organizon: “Workshop Lokal Shkodra Travel Guide”

Projekti “Youth Adrinet” i zbatuar ne kuader te pogramit IPA CBC ADRIATIK organizon: “Workshop Lokal Shkodra Travel Guide”.Në kuadër të projektit, Youth Adrinet u zhvilluan në Shkodër në datat 16-20 Shtator 2013 u workshop-i  Shkodra Youth Guide  në të cilin morën pjesë të 6 të rinj nga vendet partnere përkatësisht Slloveni, Bosnje Hercegovinë, Kroaci dhe Itali si dhe 6 të rinj nga qyteti i Shkodrës.
Qëllimi i aktivitetit “Workshop Lokal Shkodra Travel Guide” është realizimi i një guide turistike për të rinj nga të rinj të vëndeve të ndryshme të Adriatikut.Realizimi i një guide turistike për të rinj u pa me shumë interes nga pjesëmarrësit në workshop pasi turizmi është një fushë që pëlqehet nga të gjithë pavarësisht profesionit që kanë, prandaj edhe përkushtimi i të rinjve ishte shumë i madh.
Në këtë aktivitet morën pjesë dy të rinj nga italia dy nga Kroacia një nga Sllovenia një nga Bosnja dhe tetë të rinj nga qyteti i Shkodrës. Plani i aktivitetit ishte 5 ditor dhe shumë i ngjeshur. Vizitat në pikat turistike karakteristike të të rinjve shkodran si dhe në zonat rurale ku të rinjtë mund te gjejnë interes ishin të shoqëruara edhe me punën e përditshme në grup në sallën e Këshillit të Qarkut Shkodër të mbikqyrur nga stafi i YAN Shkodër. Pas tre ditësh vizitash turistike dhe informative dhe përcaktimit të elementeve që të rinjtë donin të gjenin në një guide turistike, filloi ndërtimi i saj me ndihmën e një grafik design-i. Dinamikat dhe raportet që u krijuan midis të rinjve ishin pikërisht ajo që projekti Youth Adrinet kërkon të incentivoje, iniciativën e lirë, multikulturalitetin, inovacionin dhe mbi të gjitha raportet njerëzore midis “Adriatikasve”. Të rinjtë shkodranë dhanë opinionet e tyre mbi dëshirat që mund të kishin te huajt në kalimin e disa ditëve pushimi në Shkodër dhe kështu ditë pas dite u krijua një “mozaik turistik vetëm për të rinj” i cili përfshinte vizitat në zonat turistike rurale dhe tradicionale si Zogaj dhe Prekal si dhe në pikën turistike bashkohore që ndodhet në Omaraj (Shkodra Lake Resort) ku inovacioni dhe përkushtimi ndaj natyrës ndërthuren në një park te mrekullueshëm turistik. Gjithashtu në guidë u vendosën edhe informacionet e dhena e të përpunuara nga të rinjte për sa i përket vendeve ku të rinjtë mund të kalojnë kohën dhe informacione mbi nevojat që mund të ketë një turist i ri në qytetin e Shkodrës, gjithmonë duke u munduar që të promovohen bizneset dhe aktivitetit SOCIALE pra jo fitimprurëse.

Kjo guidë do të dorëzohet në të gjitha qëndrat rinore të vendeve të projektit Youth Adrinet në menyrë që të ketë një vizibilitet sa më të madh tek të rinjtë.
Ky aktivitet kishte për qëllim të nxisi njohjen dhe shkëmbimin e eksperiencave tek të rinjtë, nxitjen e ideve të tyre inovative në fushën e kulturës dhe zhvillimit të turizmit si dhe krijimin e Networkut mes të rinjve. Aktiviteti pati edhe jehonen e tij në media dhe shoqeri duke i dhënë edhe më vlerë punës që të rinjtë zhvilluan.