Kryetarja e këshillit të Qarkut Shkodër Greta Bardeli ka pritur në një takim nxënësin e shkollës “Hasan Riza Pasha” Igli Mlloja I cili është shpallur fitues në olimpiadën ballkanike të matematikëës që u zhvillua me datat 7 deri 12 Maj të këtij viti në Beograd.

Vetë I riu Mlloja u shpreh se ndjehet I vlerësuar për këtë pritje dhe kërkoi që institucionet të mbështesin talentet e reja.17 vjecari u shpreh se po të mos ishte mbështetja fianciare e familjes do ta kishte patur të pamundur që të merrte pjesë në gara.

Shoqata Shqiptare e Matematikes ka marre pjese ne edicionin e 35-te te Olimpiades Ballkanike te Matematikes, qe u zhvillua ne datat 7-12 Maj 2018 ne Beograd, Serbi.

Te perzgjedhur per te perfaqesuar Shqiperine ne kete olimpiade kaq te rendesishme ishin 6 nxenesit me te mire te matematikes ne vendin tone, ku mes tyre spikat shkodrani Igli Mlloja.

Nxenesi i shkolles “Hasan Riza Pasha”, vitin e kaluar mori pjese edhe ne Olimpiaden boterore qe u zhvillua ne Brazil, ku perballe kishte 600 nxenesit me te mire nga te gjitha vendet e botes.