Sot, në Pedonalen e 📍Bashkisë Vau Dejës, organizuam Panairin e Punës dhe Karrierës, një nismë që synon të krijojë ura të reja bashkëpunimi mes punëkërkuesve, bizneseve dhe institucioneve, duke hapur më shumë mundësi për punësim dhe zhvillim profesional.
Në bashkëpunim me Bashkinë Vau Dejës, ku gjej rastin të falenderoj kryetarin Kristian Shkreli, Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi” dhe Agjencinë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive, sollëm më pranë të rinjve e të rejave, si dhe qytetarëve të kesaj bashkie, mundësi konkrete për punësim, orientim në karrierë dhe krijimin e kontakteve të reja profesionale.
Si Këshill i Qarkut Shkodër, mbetemi të angazhuar për të mbështetur punësimin, veçanërisht të të rinjve, për të forcuar bashkëpunimin me biznesin dhe për të krijuar më shumë hapësira që talenti, aftësitë dhe dëshira për të ecur përpara të gjejnë mundësitë e duhura. Falënderoj të gjitha, institucionet, bizneset dhe pjesëmarrësit që kontribuuan në realizimin e këtij aktiviteti











































