Sot ne Panairin e Punës dhe Karrierës 2025 në Malësi te Madhe, një hapësirë konkrete mundësish për të rinjtë e qarkut tonë.
Ky aktivitet, i organizuar falë bashkëpunimit institucional dhe angazhimit të bizneseve pjesëmarrëse, u krijua për t’i afruar të rinjtë me tregun e punës, me orientimin profesional dhe me mundësi reale punësimi e trajnimi.
Rinia është forca jonë më e madhe. Sot, së bashku, hodhëm një tjetër hap për t’i mbështetur ata në rrugëtimin drejt të ardhmes.
Faleminderit të gjithë partnerëve, universitetit “Luigj Gurakuqi”, Agjesise Kombetare të Punësimit dhe Karrieres, Bashkisë Malesi e Madhe dhe sipërmarrjeve për kontributin!






























