Sot është 113 vjetori i Ditës së Alfabetit.
Në 22 Nëntor 1908 Kongresi i Manastirit adoptoi alfabetin e parë të bashkuar të gjuhës shqipe.

Në këtë Kongres u morën vendime të rëndësishme për çështjen e alfabetit e për ato politike, që ndihmuan për ngritjen në një shkallë më të lartë të kulturës e të arsimit shqiptar, si edhe për bashkimin e tij të mëtejshëm në luftën për çlirimin kombëtar.

Ky ishte një hap madhor shtet-formues si dhe nje shembull i madh i harmonisë ndër-fetare.
Mund të keni dëgjuar që Gjergj Fishta pati një rol udhëheqës në Kongres, por a e dinit që aty ishte edhe një grua kontributi i së cilës ishte po aq i madh?

Parashqevi Qiriazi, një mësuese e shkëlqyer dhe aktiviste per emancipimin e grave, ishte gruaja e vetme në Kongres.
Gëzuar Ditën e Alfabetit!