Në meshën e shenjtë të marrjes së detyrës nga Arqipeshkëvi i ri i Shkodër – Pult, imzot Giovanni Peragine, të cilit pata kënaqësinë t’i uroja bekime në detyrën e tij të shenjtë dhe pastë udhëzimet e Zotit në çdo hap.
Përvoja e tij afro 30 vjecare si misionar në Shqipëri, kam bindjen se do t’i shërbejë më së miri në këtë rrugëtim të ri, si arqipeshkëv i një qarku me tradita të forta besimi, shembull harmonie e bashkëpunimi ndër breza. Shëmbulli i martirëve të Kishës Katolike, por edhe puna e përkushtimi i paraardhësve të tij, do të jetë një ndihmë më shumë për ta udhëhequr popullin besimtar të Shkodër-Pult drejt një të ardhmeje të begatë dhe shpirtërore.







