Meshe Falenderimi ne Vau Dejes, per Nenen Shenjte Tereze. Kisha Katolike Shqiptare i kushtoi një meshë falenderimi, Shenjtrimit te Nene Terezes se Kalkutes, Nobelistes Shqiptare si nje ngjarje e shënuar për mbarë botën.

Meshe Falenderimi ne Vau Dejes, per Nenen Shenjte Tereze. Kisha Katolike Shqiptare i kushtoi një meshë falenderimi, Shenjtrimit te Nene Terezes se Kalkutes, Nobelistes Shqiptare si nje ngjarje e shënuar për mbarë botën. Nga katedralja e Vaut te Dejësit që mban emrin ë vete shenjtores, Ipeshkvinjtë shqiptarë të udhëhequr nga kreu i konferencës Imzot Angelo Massafra dhe Nunci Apostolik Ramiro Molinar Ingles kremtuan meshen e shenjtë, vetem pak dite pas kremtimeve soleme qe u zhvilluan ne Vatikan te dielen e kaluar te udhehequra nga vete Papa Frencesku. Gjate predikimit Ipeshkvi Massafra kërkoi nga besimtarët dhe të zgjedhurit e politikes që të ecin në shembullin dhe mësimet e Nënës Shenjte Terezë, duke punuar e vepruar per te miren e komunitetit dhe te mos kerkojme lavde te pamerituara.. Besimtarët e pranishëm i pershendeti dhe Nunci Apostolik në Shqipëri Imzot Ramiro Molinar Ingles që vlerësoi lart jetën dhe veprën e Nenës Shenjte Terezë. Përveç besimtarëve të shumtë, ne kete event u bashkua edhe Presidenti i Republikes Bujar Nishani, autoritete lokale e fetare. Nënë Tereza përfaqëson dhuratën më të paçmuar që kombi shqiptar i ka bërë njerëzimit, tha në fjalën përshendetëse presidenti Nishani, i cili ndau emocionet e pranisë edhe ne meshën e shenjtërimit. Ne meshe ishte ë pranishme dhe kryetarja e keshillit te Qarkut zonja Greta Bardeli Gjoni, e cila gjate ketyre diteve eshte takuar me shume nga misionaret, Motrat ë Nenes Shenjte Tereze qe veprojne me mision ne territorin ë Qarkut tone. Me pas të pranishmit ndoqen edhe një koncert artistik kushtuar Nënës Shenjte Terezë, si dhuratë e pushtetit vendor.