Shtëpia e të moshuarve në Shkodër zhvilloi sot një aktivitet për 1 Tetorin, “Ditën botërore të moshuarve”, shpallur me 14 dhjetor 1990 nga Asambleja e Pergjithshme e Kombeve te Bashkuara.

Në respekt të protokollit të sigurisë, aktiviteti u zhvillua në mjediset e jashtme të institucionit. Ky aktivitet u mbështet nga Këshilli i Qarkut Shkodër.

Kreu i Këshillit të Qarkut, Hilmi Lakti uroj të moshuarit në këtë ditë të veçantë për ta dhe vuri theksin tek rëndësia dhe kujdesi i veçantë që duhet treguar kundrejt kësaj moshe.
Prezente ishte dhe Prefektja e qarkut Shkodër Majlinda Angoni.

Nje falenderim te veçantë shkon për drejtuesin e këtij institucioni Fatjon Hoxha cili bën një punë të shkëlqyer dhe plot pasion me gjyshërit dhe gjyshet e ketij Institucioni.

Të moshuarit nën ritmet e muzikës dhe festës së organizuar për to kaluan disa çaste ndryshe nga përditshmëria e tyre.

“Nje shoqëri për të gjitha moshat është ajo që nuk i karikaturon përsonat e moshuar si pacientë dhe pensionistë. Përkundrazi, ajo i sheh ata si veprues dhe përfitues të zhvillimit. Ajo i nderon të moshuarit tradicional në role udhëheqëse dhe konsultuese në komunitet, në të gjithë botën” – Kofi Annan