Me praninë e Ministrit të Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural Andis Salla, Prefektes, Deputetëve të Qarkut Shkodër, Kryetarëve të Bashkive si dhe drejtues te emergjencave civile, zhvilluam mbledhjen e shtabit të Emergjencave Civile.
Fokusi ishte tek forcimi i gatishmërisë në terren deri në normalizimin e situatës, si dhe nisjen e punës për hartimin e dokumentacionit të dëmshpërblimeve për çdo banor të dëmtuar. Pronat, Bujqësia dhe Biznesi do të jenë pjesë e kësaj pakete, sipas dëmeve që kanë pësuar. Në monitorim të vazhdueshëm të situatës dhe pranë çdo familje, pasi prioritare për ne është jeta e çdo banori, e padiskutim edhe prona, biznesi si dhe gjeja e gjalle!





