Atmosferën e çdo feste e bëjnë më të bukur fëmijët. Të tillë e bënë edhe këtë prag 7-Marsi, të vegjlit e kolegjit “Maarif”, në turin e tyre në institucionet vendore. Bashkë me prefekten e Qarkut Shkodër, Znj. Majlinda Angoni i folëm për institucionet që drejtojmë dhe përgëzuam stafin drejtues dhe mësuesit e kësaj shkolle për punën që bëjnë.
Edukimi i shëndoshë i brezit të ri është thelbësor për një shoqëri. Prandaj mirënjohje për çdo mësues dhe prind për punën që bën me fëmijët!






