Pas ditëve festive dhe ndërsa lamë pas një vit të mbushur me punë dhe projekte të mira në dobi të komunitetit të Qarkut Shkodër, jemi të gatshëm për t’u rikthyer në angazhimin dhe përgjegjësinë që na takon.
2025 do të jetë një vit edhe me më shumë sfida dhe përkushtim që të mos ndalim për asnje çast punën për zhvillimin e rajonit dhe përmirësimin e jetës së qytetarëve. Ditë pas dite do të vihen në jetë projekte dhe iniciativa që do të pasurojnë komunitetet tona dhe do të rrisin mundësitë për të gjithë.
Qoftë një vit i mbarë për Shkodrën dhe Shqipërinë!
