Emocione që veç Shkodra di ti dhurojë dhe talenti i fëmijëve që e bën më magjik Festivalin Mbarëkombëtar të Këngës për Fëmijë!
Çdo këngë e kënduar nga artistës e vegjël që do të jenë padiskutim talentet e nesërm të skenës së madhe shqiptare dhe arenës ndërkombëtare, ishin emocion më vete. Urime fitueses së këtij festivali, Eslin Kurti, që me këngën “Kërce me mua” do të përfaqësojë Shqipërinë në Junior Eurovision Song Contest në Maltë.

Mirënjohje dhe falenderim per Bashkine Shkoder dhe gjithë organizatorët për këtë festë të madhe, në veçanti Qëndrën Kulturore të Fëmijëve “Kujtim Alija” që mban peshën kryesore me punën që bën në çdo ditë të vitit me këto fëmijë.
Shkodra është shtëpia e madhe e talenteve.