Një mbrëmje e veçantë në Vaun e Dejës, ku historia, tradita dhe krenaria kombëtare u bashkuan në një aktivitet të jashtëzakonshëm kushtuar riinskenimit të dasmës së Gjergj Kastriot Skënderbeut dhe Donika Aranitit. Në ambientet pranë Kishës së Shën Mërisë, një vend me vlera të rëndësishme historike, qytetarë, artistë dhe të ftuar të shumtë u bënë pjesë e një udhëtimi simbolik në kohë, duke sjellë në vëmendje një nga ngjarjet më domethënëse të historisë sonë kombëtare.
Ky organizim dëshmoi edhe një herë se trashëgimia kulturore është një pasuri që duhet ruajtur, promovuar dhe përcjellë me krenari tek brezat e rinj, ndërsa njëkohësisht shërben si një vlerë e shtuar për zhvillimin e turizmit dhe promovimin e zonës. Urime Bashkisë Vau Dejës, organizatorëve, artistëve dhe të gjithë atyre që kontribuan në realizimin e kësaj mbrëmjeje plot emocion dhe identitet shqiptar
























