PROTOKOLL BASHKPUNIMI INSTITUCIONAL

Mes Qarkut te Shkodrës (Shqipëri) dhe Rajonit të  Molise-s (Itali)
Shkoder (Shqipëri) 23 Nëntor 2009
Qarku i Shkodrës (Shqiperi), i perfaqësuar nga presidenti i tij Z. Gjovalin Colombi, dhe Rajoni i Molises (Itali) i perfaqësuar nga Z. Michele Iorio, tani e tutje te quajtura “Palët”.

Duke marrë në konsideratë interesin reciprok per thellimin e lidhjeve miqësore ekzistuese dhe të vullnetit te përbashkët për të kooperuar në fushat me interes të përbashkët në veprimtari me karakter social, kulturor, tregtarë, turistik, shëndetsorë dhe në shkëmbim informacionesh etj. Në kuadër të Projektit FORUMED-Ndërkombëtarizim, Inovacion dhe Njohuri-mbeshtetur nga Rajoni Abruzzo në lidhje me zonën e Mesdheut, janë iniciuar takime mes përfaqësuesve të Qarkut të Shkodrës dhe Usna-Bashkimit, për Zhvillimin e Shqipërisë së Veriut, dhe Rajonit  Abruzzo-Departamenti i Zhvillimit Ekonomik. Këto aktivitete kanë çuar në nismat për bashkëpunim nga Shqipëria dhe Abruzzos, dhe kryesisht për të kuptuar mundësitë e bashkëpunimit mes dy territoreve mbi zhvillimin ekonomik lokal te tyre me eksperienca te mira;