Kjo është Lëpusha, një kryevepër e natyrës e cila kur mbulohet nga bora merr një pamje mahnitëse.

E vendosur në zemër të Kelmendit të Malësisë së Madhe, vitet e fundit Lëpusha është kthyer në një prej vendeve më të preferuara për turistët.

Banorë të zonës dhe ata që punojnë në Lëpushë tregojnë se të jetosh atje nuk është shumë e lehtë gjatë muajve të dimrit. Mungesa e energjisë elektrike herë pas here apo rruga mbeten dy shqetësime kryesore.

Pandemia këtë vit ka bërë që Lëpusha kryesisht të vizitohet vetëm nga vendasit.

Në vitin 1977 në Lëpushë u xhirua filmi “Shembja e Idhujve”. Banorët kujtimet i kanë ende të freskëta.

Lëpusha mirëpret të gjithë vizitorët vendas apo të huaj duke ofruar pamjen piktoreske, shtigjet e shumta për të apasionuarit, ngrohtësinë e banorëve të zonës si dhe çmime të përballueshme për të gjithë ndërsa mbetet një perlë e alpeve shqiptare!