Të nderuar zonja dhe zoterinj

Mirësevini në takimin e dytë në Këshillin e Qarkut Shkodër. Prania e juaj sot këtu është një inkurajim tjetër i madh për ne, në përpjekjet tona të përbashkëta për ta kthyer Qarkun e Shkodrës në një rajon të zhvilluar, të denjë për t’u radhitur me dinjetet përkrah rajoneve të përparuara të Bashkimit Evropian.
Ne na presin dy sfida të mëdha. E para është hartimi i strategjisë së zhvillimit të Qarkut për periudhën 2007-2013 dhe e dyta implementimi i kësaj strategjie nëpërmjet thithjes së Fondeve IPA Adriatik dhe IPA CBC si dhe donacioneve të tjera. Kapërcimi me sukses i këtyre sfidave do të realizohet vetëm nëse krijojme një Këshill Partneriteti dhe një Agjenci Zhvillimi  që janë dhe veprojnë në përputhje me standartet e Bashkimit Evropian..
    Kohët e fundit ne kemi patur dy përvoja sa interesante aq dhe të dobishme në lidhje me konceptimin e Këshillit të Qarkut si institucioni, ku hartohen dhe zbatohen politikat e zhvillimit të qarkut, në bashkëpunim me Qeverinë ( Neni   i Kushtetutës së RSH).
E para është në Dibër e organizuar nga SNV, të cilën e falënderojmë. Këshilli i Qarkut të Dibrës për disa vite administron Fondin e Besimit të dhënë nga Ambasada Hollandeze, në dobi të Bashkive dhe Komunave. SNV ka përgatitur atje një staf të përgjegjëshëm për punën e tij. Ndërmjet tjerash ky staf ka arritur të krijojë tek drejtuesit e Bashkive dhe Komunave bindjen se vetëm me punë të kualifikuar, të ndershme dhe të koordinuar nga Këshilli i Qarkut mund të implementohen me sukses projekte të rëndësishme, të cilat i pamë të realizuar konkretisht. Ne e konsiderojmë këtë si një punë përgatitore pilot të Administratës së Këshillit të Qarkut për të pritur e administruar me zotësi e me dinjitet fondet e BE në të ardhmen.
E dyta është në, Krakov dhe  Poloni, organizuar nga Intercooperation Zviceran, të cilin gjithashtu e falënderojmë. Atje, në një vend ish-komunist, u mahnitëm me bukuritë natyrore dhe kulturore, të pa shkatërruara nga dora e njeriut, si dhe me faktin se kudo ndjehej pasoja e mrekullueshme e kontributit prej 80 miliard EUR të akorduar nga BE. Megjithë këto përparime u ndeshëm me dy mentalitete, që ekzistojnë edhe tek ne në Shqipëri. Sëpari me atë të Kryetarëve të Bashkive dhe Komunave relativisht të vogla (të mëdhat kishin status të vecantë), të cilët nuk e shihnin si të dobishëm formimin e Rrethit dhe të Qarkut, pasi kjo u kishte hequr disa kompetenca dhe sëdyti me atë të Kryetarëve të Rretheve dhe të Qarqeve, që e konsideronin punën institucioneve të tyre shumë të dobishme dhe që përkrahej nga BE. Ndërkaq, fatmirësisht, një Bashki (Krosno) me një numër banorësh afërsisht sa qyteti i Shkodrës, e cila kishte qenë shumë e sukseshme në thithjen e fondeve nge BE, e konsideronte Qarkun si institucion shumë të rëndësishëm në zhvillimin e vendit, mjafton që kapacitetet njerëzore të tij të përballojnë me sukses standartet e BE.
Në cilën fazë është Qarku i Shkodrës sot? Hapi i parë që ne po bëjmë është ngritja e kapaciteteve brënda administratës së Këshillit të Qarkut, ashtu edhe jashtë saj. Jemi në krijim të Forumeve të partneritetit në tre rrethet tona, të cilat sipas një marrëveshje të nënshkruar, do të drejtohen nga kryetarët e Bashkive qëndër rrethi. Këto do të jenë burimet nga ku do të formohet Këshilli i Partneritetit i Qarkut. Gjithashtu, brënda administratës sonë, kemi krijuar Grupin e hartimit dhe të vlerësimit të projekteve, që do të jetë baza e Agjencisë së Zhvillimit në të ardhmen. Në nëngrupin e hartimit të projekteve bëjnë pjesë specialistë të rinjë dhe njohës të mirë të gjuhës angleze, gjuhë në të cilën zhvillohen edhe seanca kualifikuese. Ndërsa nëngrupi i vlerësimit të projekteve përbëhet nga drejtorë dhe përgjegjës sektorësh. Në këto përpjekje jemi këshilluar me të gjithë partnerët, por në vecanti me GTZ dhe SNV dhe Intercooporation me të cilat kemi nënshkruar, ose po nenshkruajme marrëveshjet përkatëse. Në kuadrin e marrëveshjes me GTZ një ekspert i zgjedhur i saj tashmë ka filluar punën me nëngrupin e hartimit të projekteve. Ndërsa marrëveshja me SNV ka pikësynim zbatimin e përvojës së Qarkut të Dibrës edhe në Qarkun e Shkodrës. Përfaqësues të saj kanë filluar punën njohëse dhe vlerësuese me stafin tonë. Intrcooperation mbeshtet si gjithnjë zgjidhjen e problemeve të decentralizimit.
Ashtu sic kemi deklaruar gjithnjë, Këshilli i Qakut të Shkodrës, falënderon me gjithë zemër të gjitha Agjencitë, donatore ndërkombëtare që sot janë ose jo të pranishëm, por që kanë dhënë ndihmesën e tyre në zhvillimin e qarkut tonë, dhe njëkohësisht është i lumtur të presë kontributin e mëtejshëm të tyre duke u krijuar kushtet më optimale të punës dhe të bashkëpunimit. Qarku i Shkodrës është aq i shtrirë gjeografikisht dhe aq i pasur me burime natyrore e njerëzore, saqe secili donator mund të gjejë  pozicionin e tij shumë të dobishëm në kontributin e përbashkët. Mjafton të kemi një koordinim të mirë të punëve. Pikërisht për të bërë të mundur një koordinim të tillë, ne jemi përpjekur të hartojmë matricën e sektorëve, ku agjencitë e pranishme në Qarkun e Shkodrës mund të japin ndihmesën e tyre, të cilën jua kemi dërguar paraprakisht. E theksoj edhe njëherë se kjo matricë është një projekt dhe sot jemi këtu për të diskutuar për përmirësimin e saj, natyrisht pa prekur në parim marrëveshjet e nënshkruara tashmë me GTZ dhe SNV.

Duke ju falënderuar për vemendjen më lejoni që t’i jap fjalën Z. Gero Wiescholleck  të cilin ne kemi menduar të jetë moderator i këtij takimi.