Te nderuar drejtues dhe përfaqësueses të njësive vendore dhe institucioneve
 
Te nderuar prof. Zagato e prof.ssa De Vito
 
Ne emër të Këshillit te Qarkut Shkodër shpreh kenaqesine që në kuadër të Projektit AdriGov, me bashkëpunimin me rajonin e Venecias  dhe universitetin “Ca Fosccari”  po organizon ketë trajnimin për të Drejtat e Njeriut.
 
Kjo tematike mbetet vazhdon te mbetet nje sfide shume e rendesishme per gjithe njerzimin pavarsisht se jane bere hapa gjigande që nga Karta Magna si dokumenti i parë i formuluar për të drejtat e njeriut.
 
Për shoqerine shqiptare qe ka 23 vite qe është shkëputur nga një sistem totalitar ne mund të identifikojmë diferencën e madhe të një realiteti krejt të ri nga ai, që ne kishim. Sot, padyshim, në këtë realitet të ri, nuk është më vëmendja, debati, apo shqetësimi për lirinë e fjalës, të mendimit, të besimit, por se sa shumë dhe sa thellë respektohen të drejtat e pakicave, te drejtat brenda familjes, se sa fort mbrohen nga diskriminimi grupet e margjinalizuara, se sa shumë respektohet tjetri për atë çka ai mendon. Sot, jo vetëm nga pikëpamja ligjore, Shqipëria është pjesë e konventave më të rëndësishme të Kombeve të Bashkuara dhe të Këshillit të Evropës, në respekt të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut. Por sot, Shqipëria ka një legjislacion të konsoliduar në respektimin lirive dhe te drejtave te njeriut. Dhe ka nje angazhim te madh te shoqerise dhe institucioneve ne vecanti per zbatimin e ligjeve qe kane te beje me te drejtat e njeriut. Por është shume i nevojshem bashkepunimi dhe pjesmarrja e shoqerise civile ne diskutimet, debatet qe kane te bejne me funksionimit te institucioneve dhe te ligjit ne pergjithesi.
 
Këshilli i qarkut të Shkodrës ka funksionin e krijimit dhe realizimit të politikave zhvillimore për rajonin, për të harmonizuar dhe integruar ato me politikat kombëtare dhe ndërkombëtare. Pjesëmarrja e Këshillit të Qarkut Shkodër në AdriGov është një shans i mirë për të vazhduar zhvillimin e strategjive rajonale në aspektet me influencë social ekonomike, drejt një zhvillimi te qëndrueshëm ne te gjithë sektorët.
 
Me këtë projekt synohet të nxitet ngritja e kapaciteteve në fusha të ndryshme, lidhjet e rrjetit institucional, transferimit të njohurive dhe rritjen e bashkëpunimit institucional në hartimin e dokumenteve të zhvillimit duke u angazhuar:
 
• Të kontribuojë në procesin e pranimit në BE të vendeve kandidate duke përforcuar marrëdhëniet e tyre me institucionet evropiane dhe aktorët përkatës;
 
• Të kontribuojë në procesin aktual të konsultimeve për Strategjinë Adriatik-Jon Macro rajonal;
 
• Për të forcuar dhe konsoliduar aktivitetet institucionale të Euro rajonit Adriatik-Jon;
 
• Përmirësimi i kapaciteteve të autoriteteve vendore për të marrë aftësi të veçanta në lidhje me projektet evropiane, menaxhimin e fondeve strukturore, kërkimin e fondeve dhe rrjeteve bashkëpunuese.
 
Përfitues direkt të këtij trajnimi qe sot po zhvillojmë, janë përfaqësuesit e institucioneve  dhe OJQ-rajonale dhe lokale të përfshira në çështjet e të drejtave të Njeriut. Nëpunësit civilë të rajoneve të Adriatikut do të përfitojnë nga aktivitetet e trajnimit organizuar nga AdriGov, veçanërisht ato në lidhje me procesin e anëtarësimit evropian. Aktivitetet e trajnimit të projektit do të përgatisin aktorët rajonale të jenë të kualifikuar për zbatimin e instrumenteve ligjore evropiane dhe projekteve. Kjo është një mundësi e rëndësishme për transferimin e njohurive dhe përmirësimin kapaciteteve të nevojshme për integrimin e mëtejshëm në Bashkimin Evropian.
 
Standardizimi i ligjeve dhe qasja ndaj të drejtave të njeriut është një nga elementet e rëndësishme që, vendet kandidate duhet të bëjnë, në mënyrë që të ketë një integrim të plotë në Bashkimin Evropian, prandaj edhe pjesëmarrësit sot ne këtë takim,  janë zgjedhur nga institucione dhe NGO te cilat me përmirësimin e aftësive te tyre mund te kenë ndikim ne ndryshimet pozitive te qasjes dhe ndërhyrjeve te nevojshme për sa i përket te drejtave te njeriut.
 
Unë do të doja të falënderoja sërish të gjithë pjesëmarrësit dhe organizatorët për realizimin e këtij trajnimi dhe ju uroj një punë të mirë!
 
Ju faleminderit