Ndërgjegjësimi i politikës kombëtare dhe rajonale për zhvillimin e turizmit përbën një nevojë urgjente dhe kërkon që roli i institucionit shtetëror/vendor , përgjegjës për zhvillimin e turizmit të forcohet përsa i përket hartimit të politikave dhe strategjive, ashtu dhe zbatimit të planeve të zhvillimit në nivel kombëtar dhe rajonal. Të gjithë institucionet e tjera, veprimtaria e të cilave ndërthuret me aktivitete të turizmit, duhet të koordinojnë planet e tyre të veprimit me institucionin përgjegjës për turizmin sipas dispozitave të caktuara në legjislacion. Për një poçes efektiv të përfshirjes në çështje të politikës që ndikojnë turizmin, është i nevojshëm një bashkëpunim dhe marrëdhënie të ngushta punë me të gjitha strukturat në nivel kombëtar, rajonal dhe lokal.
Ndër detyrat dhe përgjegjësitë kryesore në fushën e turizmit, përmendim:
• Planifikimi dhe Zhvillimi
– parashtrimi dhe realizimi i politikës së turizmit
– strategjia e turizmit vendas/rajonal: hartim, zbatim dhe monitorim
– ko-ordinimi dhe zbatimi i niveleve të ndryshme të planifikimit
– mbështetje të administratës lokale në zhvillimin e turizmit
– mbështetje të strukturave të turizmit në nivel rajonal dhe lokal
– ngritja e një strukture adekuate për SME ne sektorin e turizmit (SME-politike
mbështetëse)
– koordinim dhe zbatim i niveleve te ndryshme te planifikimit
• Arsimimi dhe Trajnimi
– planifikimi i fuqisë punëtore
– krijimi dhe administrimi i standardeve të trajnimit
– operimi i programeve të trajnimit dhe institucionet
• Statistikat dhe Kërkimi
– mbledhja e statistikave, përpilimi dhe raportimi
– udhëzues dhe mbështetje për nivelin lokal
– zhvillimi i studimeve te kërkimit
• Marketing
– marketingu ne nivel kombëtar, rajonal dhe lokal
– koordinim dhe mbështetje të aktiviteteve rajonale të marketingut
• Administrimi i përgjithshëm i turizmit
– legjislacioni
– identifikimi dhe përdorimi i burimeve te financimit
– nxitëset e investimit dhe mbështetja e investitorëve
Për me shume kliko:
- Strategjia kombëtare
- Plani i veprimit te Këshillit te Qarkut
- Plane veprimi lokale