PËR DHËNIE SHTESË PENSIONI SHTETËROR TË POSAÇËM

 

 

Këshilli i Qarkut Shkodër, në mbledhjen e tij të datës 23/12 / 2016, pas shqyrtimit të Relacionit tëDrejtorisë së Shërbimeve Juridike dhe Projektevetë përgatitur mbi bazën e kërkesës të Z.Paulin Ndoja dhe dokumentacionit shoqërues, në mbështetje të Ligjit Nr.139/2015, datë  17.12.2015 “Përvetëqeverisjen vendore”, nenit 5 të Ligjit nr.7703, datë 11.05.1993 “Për sigurimet shoqërore të Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar, si dhe në mbështetje të VKM-së nr.429, datë 12.09.2002 “Për kushtet e përfitimit, shumën dhe procedurën e dhënies së pensioneve të posaçme shtetërore dhe të shtesave të pensioneve të posaçme shtetërore” i ndryshuar, pas diskutimit nga anëtarët, miratohet me 13 vota pro.

 

 

V E N D O S I :

 

 

1.      T’i propozojë Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë, dhënien e shtesës së pensionit të posaçëm shtetërorZ.Paulin Ndoja, për kontributin e tij të dalluar në sportin e futbollit si portier i talentuar dhe trainer i përkushtuar, me kontribut të rëndësishëm në futbollin shkodran dhe atë kombëtar.

 

2.      Për zbatimin e këtij Vendimi  ngarkohet Drejtoria e Shërbimeve Juridike dhe Projekteve pranë Këshillit të Qarkut Shkodër.

3.      Ky vendim hyn  në fuqi menjeher pase shpalljes.

            Miratuar në datën 23/12/2016

            Shpallur në datën 30/12/2016

 

 

               Sekretar i Këshillit                                                            K R Y E T A R I

 

                 Gjon MARKU                                                                 Greta BARDELI