Shkoder me 20 06 2014
Te nderuar pjesmarres
Me lejoni qe ne emrin tim dhe te Keshillit te Qarkut te Shkodres t’ju uroj mirseardhjen ne qytetin e bukur te Shkodres. Ndjehemi shume i nderuar qe ne qytetin tone zhvillohet konferenca me teme Harmonizimi i praktikave me te mira te menaxhimit te ekosistemeve ujore
Liqeni i Shkodres eshte ekosistemi ujor me i madh i Ballkanit me vlera te medha natyrore, historike dhe ekonomike. Rreth tij eshte zhvilluar qe ne lashtesi nje qyteterim i spikatur ne te gjithe Mesdheun. Autore te hershem e deri ne studime te fundit theksojne rolin e ketij rajoni ne peshkim, tregeti, prodhime bujqesore e se fundmi edhe ne turizem.
Ne kete kontekst gjej rastin te shpreh edhe njëherë angazhimin qe institucioni ynë ka pasur dhe do te ketë gjithmonë ne lidhje me zhvillimet e ndryshme qe kane te bëjnë me liqenin e Shkodrës.
Përpjekjet e përbashkëta institucionale dhe bashkëpunimi me projekte financuar nga donatore te ndryshem dhe buxheti i shtetit kane bere te mundur gjetjen e fondeve dhe zbatimin e projektve te ndryshme.
Ne te gjitha dokumentet strategjike qe institucioni yne ka hartuar ne vite, Liqeni dhe zhvillimi i qendrueshem i tij kane zene nje vend te konsiderueshem ne prioritett e zhviillimit te qarkut tone, si ne nivel rajonal, nderkufitar dhe nderkomunal.
E rendesishme eshte te theksohet dhe statusi i mbrojtjes qe ka liqeni dhe zonat rreth tij, te cilat me zbatimin e tyre kushtezojne dhe bejne te mundur ruajtjen e biodiversitetit dhe zhvillimin e qendrueshem
Une mund te evidentoj disa projekte te rendesishme, ku jane harmonizuar dhe gjetur sinergjite ne hartimin e programeve e projekteve te ndryshme zhvillimi ne pergjithesi dhe infrastrukturore si impakt kryesor, ku prioritetet qeveritare dhe ato rajonale e komunale jane ne te njeten linje.
BB, REC, GIZ, Cooperacioni Italian dhe jo vetem, kane qene organizata dhe donatore shume te rendesishme, qe kane ndihmuar ne menyre domethense ne zhvillimin e liqenit
Ndertim i KUZ per qytetin e Shkodres financuar nga KFW, impinati i pastrimit te ujrave te zeza dhe kanalizimet e ujrave te zeza per zonen e Shirokes kane nje rol te rendesishem ne ruajtjen e mjedisit dhe mbrojtjen e biodiversitetit ne zone
Bashkepunimi Austriak dhe ai Sviceran kane nje kontribut te rendesishem ne qarkun e Shkodres, por sidomos ne zonen e banuar rreth liqenit ne hartimin e planeve te zhvillimit dhe te hartimit dhe zbatimit te grumbullimit te mbeturinave.
Nje sere projektesh te ndermarra nga Bashkia Shkoder per pastrimin e brigjeve, per sensibilizimin e bizneseve ne grumbullimin e mbeturinave
Edhe institucioni i Keshillit te Qarkut ka lobuar dhe mbeshtetur me financime nepermjet fondeve te financuar nga UNDP, ILO, Bashkepunimi Sviceran e ai Austriak disa projekte qe jane ne zbatim, te cilat kane ndikim ne permiresimin e jetes ne zonat rreth Liqenit duke patur si objektiv zhvillimin e qendrueshem dhe mbrojtjen e tij.
Ndertimi i Ndricimit te rruges buze liqenit, Projekti Zhvillimi i turizmit mjedisor ne liqenin e Shkodres dhe te lumit Buna, Ndertimi i Rruges se Komunes Qender, te financuara nga Programi per Zhvillim Rajonal, qe punon ngushtesisht me Keshillin e Qarkut Shkoder, jane disa nga shembujt e bashkepunimit dhe angazhimit qe institucionet e pushtetit lokal te te dy niveleve kane ne zhvillimin e qendrueshem te liqenit dhe mbrojtjen e tij
Gjithashtu inkurajimi dhe mebshtetja institucionale per projekete qe jane financuar dhe kane mundesi te financohen nga fondet Ipa Nderkufitare me Malin e Zi dhe Ipa Adriatik jane nje tjeter angazhim i institucionit tone
Nje rendesi shume te vecante ne tere kete angazhim ka edhe pjesa e bashkepunimit me Malin e Zi , duke qene se ne ndajme nje rezerve kaq te rendesishme natyrore se bashku.
Ne fakt ka nje histori te gjate bashkepunimi dhe angazhimesh dy paleshe te cilat tregojne se sa i rendesi i eshte dhene me te drejte menaxhimi t me te njejtat standarte, pavarsisht ndryshimeve qe kane te dy shtetet tona ne legjislacion .
Nenshkrimi I sotem besoj do forcoje edhe me teper bashkepunimin ne vendosjen e standarteve te planifikimit, zhvillimit dhe nderhyrjeve te perbashketa duke ruajtur specifikat e vecanta dhe duke respektuar te gjitha konventat apo rregullat e perbashketa.
Shkembimi i informacionit, ne te gjitha aspektet ( ndermarrjeve turistike, zhvillimeve urbane, ndotjeve te te gjitha llojeve, inisiativave te ndermarra) besoj do jete nje nga pikat kryesore e cila do beje te mundur krijimin e sinergjive ne te mire te rajonit, duke unifikuar standartet dhe duke rritur kontributet ne perspektiven e angazhimeve me te gjera se rajoni i Ballkanit.
Ne perfundim i uroj pune te mbare kesaj konference ne te mire zhvillimit dhe ruajtjes se liqenit dhe popullsise per rreth tij.
Ju faleminderit,
Maxhid Cungu
Kryetar i Keshillit te Qarkut Shkoder