Për dhënien e titullit vendor të nderit “NDERI I QARKUT”
Këshilli i Qarkut Shkodër, në mbledhjen e tij të datës 16/09/2016, në bazë të propozimit të Unionit Mbarë Kombëtartë të Persekutuarve Politikë të Malësisë së Madhe dhe Shoqatës të Trashigimtarëve të Pushkatuarve Politikë-Malësi e Madhe, pasi shqyrtoi materialin e paraqitur nga Komisioni Këshillimor pranë Këshillit të Qarkut Shkodër “Për dhënien e medaljeve dhe titujve vendorë të nderit”, në mbështetje të shkronjës “dh” të pikës 1, të nenit 113 të ligjit nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë” e ndryshuar; të nenit 77, shkronja “ll”, nenit 78, pika 1, nenit 82, pika 1, shkronja “b” dhe nenit 83, pika 1, shkronja “ç” të ligjit Nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”; të nenit 14, 15 dhe 16 të ligjit nr.112/2013 “Për dekoratat, titujt e nderit, medaljet dhe titujt vendorë të nderit në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, si dhe në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.861, datë 10.12.2014 “Për miratimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e komisioneve këshillimore për dhënien e medaljeve dhe titujve vendorë të nderit në Republikën e Shqipërisë”, pas diskutimit nga anëtarët;
V E N D O S I :
1. Dhënien e titullit vendor të nderit “NDERI I QARKUT” të ndjerit Dodë Frano Gjerkaj (pas vdekjes), me motivacionin:
“Për rezistencën ndaj persekutimit dhe izolimit komunist dhe për ndërgjegjësimin e shqiptarëve për fytyrën çnjerëzore të shtetit diktatorial komunist në shkeljen e lirive dhe të drejtave themelore të njeriut, duke dhënë kontribute të veçanta në zhvillimet demokratike në Shkodër dhe Shqipëri”
2. Për zbatimin e këtij Vendimi ngarkohen anëtarët e Komisionit Këshillimor të Këshillit të Qarkut Shkodër “Për dhënien e medaljeve dhe titujve vendorë të nderit”.
3. Ky vendim hyn në fuqi 10 ditë pas shpalljes së tij.
Miratuar në datën 16/09/2016
Shpallur në datën 19/09/2016
K R Y E T A R E
Greta BARDELI