Mbi miratim fondi për bashkëfinancim në kuadër të projektit “BlueNET”

 

Thirrja EASME/EMFF/2015/1.2.1.7 

 

 

Këshilli i Qarkut Shkodër, në  mbledhjen e datës 16/09/2016, pasi shqyrtoi materialin e përgatitur nga zyrtarët e administratës së  Këshillit të  Qarkut Shkodër “Mbi miratim fondi për bashkëfinancim në kuadër të projektit “BlueNET”, Thirrja EASME/EMFF/2015/1.2.1.7,mbështetur në shkronjën “b” të pikës 1.5 të nenit 9 dhe nenin 77 të ligjit nr.139/2015, datë  17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, ligjin nr.147/2015, “Për buxhetin e vitit 2016”, Vendimin e Këshillit të Qarkut Shkoder Nr.7, datë 30.01.2016 ”Për miratimin e buxhetit të Këshillit të Qarkut Shkodër për vitin 2016”, Vendimin e KQSH-së Nr.21 , datë 06.06.2016 “Mbi miratim fondi për bashkëfinancimin në kuadër të bashkëpunimeve në Programet e Bashkimit Europian për vitin 2016”, pas dikutimit nga anëtarët:

 

V E N D O S I :

 

1.      Të miratojë fondin në shumën prej1 000000 lekë, në kuadër të projektit “BlueNET nga fondi i bashkëpunimeve në Programet e Bashkimit Europian.

 

2.      Ky fond do të përdoret nga Art 604, Kap.1, Program 04980.

 

3.      Për zbatimin e këtij vendimi  ngarkohet Drejtoria e Planidikimit dhe Zhvillimit Ekonomik, Social dhe Territorial pranë Këshillit të Qarkut Shkodër.

 

4.      Ky vendim hyn në fuqi 10 ditë pas shpalljes së  tij.

 

 

Miratuar në datën 16/09/2016

Shpallur në datën 19/09/2016

 

 

K R Y E T A R E

Greta BARDELI