Mbi numrin dhe pagesën e punonjëses/it me kontratë të përkohshme pune për
Këshillin e Qarkut Shkodër për Vitin 2016
Këshilli i Qarkut Shkodër në mbledhjen e tij të datës 16/09/2016, pasi shqyrtoi materialin e paraqitur nga Kryetari i Këshillit të Qarkut Shkodër“Mbi numrin dhe pagesën e punonjëses/it me kontratë të përkohshme pune për Këshillin e Qarkut Shkodër për vitin 2016”, mbështetur në pikën 3 të nenit 4, nenin 13, pikën 1 të nenit 78, pikën 2 të nenit 81, shkronjat “a”, “c” dhe “d”, të pikës 1 dhe pikën 2 të nenit 113, nenin 116 të ligjit nr.8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë” me ndryshimet përkatëse; ligjin nr.7961, datë 12.07.1995 “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë” i ndryshuar; shkronjën “ç” të nenit 77 , shkronjat “d”, “dh”, “e” dhe “ë” të nenit 83 të ligjit nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”; në ligjin nr.10405, datë 24.03.2011 ”Për kompetencat për caktimin e pagave dhe të shpërblimeve“; si dhe shkresën e Ministrisë së Financave nr.prot. 9310/1, datë 12.07.2016 ‘Përgjigje e shkresës nr.669, datë 27.06.2016”, pas diskutimit nga anëtarët:
V E N D O S I :
1. Të miratojë numrin e punonjësve me kontratë të përkohshme pune, i cili është 1 (një) për vitin 2016, sipas tabelës që është pasqyruar tek Relacioni bashkëngjitur.
- Koha mesatare ditore do të jetë 8 orë/ditë, ndërsa niveli i pagës për punonjësin administrativ, do të jetë i njëjtë me punonjësit administrativ në administratën e Këshillit të Qarkut Shkodër.
- Burimi financiar do të jete Granti i Këshillit të Qarkut Shkodër.
- Ngarkohet Kryetarja e Këshillit të Qarkut Shkodër për zbatimin e këtij vendimi.
- Ky vendim hyn në fuqi 10 ditë pas shpalljes së tij.
Miratuar në datën 16/09/2016
Shpallur në datën 19/09/2016
K R Y E T A R E
Greta BARDELI