Mbi kontributin financiar për dhurimin e një instrumenti muzikor tradicional Muzeut të
Instrumenteve Muzikore në Bruksel
Këshilli i Qarkut Shkodër, në mbledhjen e tij të datës 16/09/2016, pasi shqyrtoi materialin e paraqitur nga zyrtarët e administratës së Këshillit të Qarkut Shkodër “Mbi kontributin financiar për dhurimin e një instrumenti muzikor tradicional Muzeut të Instrumenteve Muzikore në Bruksel”, bazuar në nenin 8, në shkronjën “a” dhe “b” të pikës 1.1 të nenit 9 të ligjit nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, në Shkresën e Misionit të Republikës së Shqipërisë pranë Bashkimit Evropian Bruksel nr.prot.792, datë 13.08.2016 “Mbi dhurimin e një instrumenti muzikor tradicional Muzeut të Instrumenteve Muzikore në Bruksel” pas diskutimit nga anëtarët:
V E N D O S I :
1. Të miratojë kontributin financiar për dhurimin e një instrumenti muzikor tradicional Muzeut të Instrumenteve Muzikore në Bruksel në shumën 100.000 (njëqind mijë) lekë të reja.
2. Burimet financiare do të jenë nga të ardhurat e Këshillit të Qarkut Shkodër.
3. Për zbatimin e këtij Vendimi ngarkohet Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik, Social dhe Territorial pranë Këshillit të Qarkut Shkodër.
4. Ky vendim hyn në fuqi 10 (dhjetë) ditë pas shpalljes.
Miratuar në datën 16/09/2016
Shpallur në datën 19/09/2016
K R Y E T A R E
Greta BARDELI