Mbi miratim fondi në kuadër të bashkëpunimit me Arqipeshkvia Metropolitane Shkodër –Pult
Këshilli i Qarkut Shkodër, në mbledhjen e tij të datës 16/09/2016, pasi shqyrtoi materialin e paraqitur nga Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik, Social dhe Territorial “Mbi miratim fondi në kuadër të bashkëpunimit me Arqipeshkëvinë Metropolitane Shkodër–Pult”, bazuar në ligjin nr.9936, datë 26.6.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, i ndryshuar, ligjin Nr.139/2015 datë 17.12.2015 ”Për vetëqeverisjen vendore”, ligjin nr.147/2015 date 17.12.2015 ”Për buxhetin e vitit 2016”, si dhe Vendimit të Këshillit të Qarkut Shkodër nr.1, datë 30.1.2016 “Për miratimin e buxhetit të vitit 2016”, pas diskutimit nga anëtarët:
V E N D O S I :
1. Të miratojë fondin prej 500000 (pesëqind mijë) lekë, për bashkëfinancim në kuadër të bashkëpunimit me Arqipeshkëvinë Metropolitane Shkodër–Pult, në kuadrin e organizimit të konferencave historike, shkencore, kulturore, si dhe Ceremonisë së Lumturimit të 38 martirëve të klerit katolik në Shkodër, të cilët me vetëmohimin dhe sakrificat e tyre ndaj sistemit komunist, kanë lënë gjurmë të arta në histori për ruajtjen e besimit dhe të dinjitetit kombëtar.
2. Ky fond do të përdoret nga Art 604, Program 04980.
3. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Kryetarja e Këshillit të qarkut Shkodër.
4. Ky vendim hyn në fuqi 10 ditë pas shpalljes së tij.
Miratuar në datën 16/09/2016
Shpallur në datën 19/09/2016
K R Y E T A R E
Greta BARDELI