V E N D I M
Nr. 28, Datë 06 / 06 / 2016
Për dhënien e titullit vendor të nderit “NDERI I QARKUT”
Këshilli i Qarkut Shkodër, në mbledhjen e tij të datës 06/06/2016, në bazë të propozimit të Kryetares së Këshillit Qarkut Shkodër, pasi shqyrtoi materialin e paraqitur nga Komisioni Këshillimor pranë Këshillit të Qarkut Shkodër “Për dhënien e medaljeve dhe titujve vendorë të nderit”, mbështetur nëshkronjën “dh” të pikës 1të nenit 113 të ligjit nr. 8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë” e ndryshuar; shkronjën “ll” të nenit 77, pikën 1 të nenit 78 të ligjit Nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”; nenet 14, 15 dhe 16 të ligjit nr.112/2013 “Për dekoratat, titujt e nderit, medaljet dhe titujt vendorë të nderit në Republikën e Shqipërisë” i ndryshuar, si dhe në mbështetje të Vendimit të Këshillit të Ministrave nr.861, datë 10.12.2014 “Për miratimin e rregullave të hollësishme për funksionimin e komisioneve këshillimore për dhënien e medaljeve dhe titujve vendorë të nderit në Republikën e Shqipërisë”, pas diskutimit nga anëtarët,
V E N D O S I :
1. Dhënien e titullit vendor të nderit “NDERI I QARKUT” Z. Bujar NISHANI, President i Republikës së Shqipërisë me motivacionin:
“Përvlerat e larta qytetare që mbart, për kontributin e jashtëzakonshëm në unitetin, progresin dhe paqen sociale të Qarkut Shkodër si dhe në evidentimin, vlerësimin e mbrojtjen e përpjekjeve të bijve e bijave të Shkodrës në aspiratat e tyre për liri, demokraci dhe dinjitet njerëzor.”
2. Për zbatimin e këtij Vendimi ngarkohet Kryetarja e Këshillit të Qarkut Shkodër dhe anëtarët e Komisionit Këshillimor të KQSH-së “Për dhënien e medaljeve dhe titujve vendorë të nderit”.
3. Ky vendim hyn në fuqi 10 dite pas shpalljes së tij.
K R Y E T A R E
Greta BARDELI