V E N D I M
Nr. 23, Datë 06 / 06 / 2016
Për përcaktimin e prioriteteve në fushën e zhvillimit ekonomik për vitin 2016
Këshilli i Qarkut Shkodër në mbledhjen e tij të datës 06/06/2016, pasi shqyrtoi materialin e përgatitur nga Sektori i Projekteve pranë Drejtorisë së Shërbimeve Juridike dhe Projekteve “Për përcaktimin e prioriteteve në fushën e zhvillimit ekonomik për vitin 2016”,mbështetur në pikën 2 të nenit 110 të ligjit nr.8417, datë 21.10.1998 “Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë” me ndryshimet përkatëse, ligjin nr.139/2015, datë 17.12.2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, si dhe ligjin nr. 147/2015, datë 17.12.2015 ”Për buxhetin e vitit 2016”, pas diskutimit nga anëtarët;
V E N D O S I :
1. Të miratojë listën e projekteve prioritare për fushat e zhvillimit bazuar në dokumentin “Skenaret e zhvillimit nënrajonal në Qarkun Shkodër”.
2. Projektet prioritare janë:
· Vlerësimi, diversifikimi dhe markimi i produkteve të bletës në rajonin e Pukës:
· Fuqizimi i potencialit ekonomik të fermerëve përmes ngritjes dhe vënies në funksion të Tregut Rajonal Agro Ushqimor në Stajkë.
· Promovimi dhe nxitja e turizimit malor Zona Shkrel-Shalë. Promovimi dhe rehabilitimi i zonave arkeologjike dhe krijimi i rrjeteve të biçikletave në zonat malore.
· Itinerari liqenor dhe gastronomik – Kastrat, Qendër, Koplik, Gruemirë, Postrribe dhe Rrethina.
· Rehabilitim i K. Ujites Ferrcoj-Lulaj, Kryezi, Mejdan – Jakaj – Gegaj, Qafemali (Puke-Fushë Arrëz).
· Mbrojtja e llojeve të rrezikuara të florës dhe habitateve të tyre ne Liqenin e Shkodrës. Disiplinimi i shkarkimit të ujërave nga KUL Zadrime në lumin Drin.
3. Për zbatimin e këtij vendimi ngarkohet Sektori i Projekteve pranë Drejtorisë së Shërbimeve Juridike dhe Projekteve dhe Drejtoria e Planifikimit dhe Zhvillimit Ekonomik, Social e Territorial.
- Ky vendim hyn në fuqi 10 ditë pas shpalljes së tij.
K R Y E T A R E
Greta BARDELI