Fjale e mbajtur nga z. Maxhid Cungu, kryetar i Keshillit te Qarkut Shkoder me rastin e 100 vjetorit te shpalljes se pavaresise se shtetit shqiptar
Te nderuar pjesemarres,
Fillimisht shpreh kënaqësinë time që jam sot në këtë manifestim të bukur përkujtimi të ngjarjes më madhore dhe historike të kombit tonë.
Më 28 nentor 1912, njëqind vjet më parë, në krye të Lidhjes së lavdishme Shqiptare per shpalljen e pavaresise se shtetit shqiptar, ishte vendosur burri i shquar i kombit tonë, luftëtari dhe strategu i madh, Ismail Qemali. Duke qenë njëri nga udhëheqësit e Lëvizjes Kombëtare të kohës, ishte vënë në ballë te çeshtjes madhore te kombit, kur gjithandej kishin nisur betejat e luftërave çlirimtare trojeve të pushtuara shqiptare. Ai kishte bashkëvepruar e bashkëluftuar me patriotë të mëdhenj të kombit si, Luigj Gurakuqi, Isa Boletini e shume figura te ndritura nga te gjitha viset shqiptare.
Pavaresia kombetare asnje populli nuk i ka zbritur nga qielli, për pavarësine kombëtare është derdhur e derdhet gjak. Pavaresia ka nje histori te shtrenjte dhe te shenjte.
E gjate ka qene rruga e pavaresise shqiptare per te flakur tej sundimin e huaj. Shume here u shuan levizjet e kryengritjet e tyre, por asnjehere nuk u shuan deshira dhe shpresa.
Shpallja e pavaresisë së shtetit Shqiptare në Vlore, është ngjarje e një rëndësie të madhe historike pasi kurorezon përpjekjet disashekullore te shqiptarëve për të qenë të lirë, të bashkuar dhe me shtetin e tyre të pavarur. Ishin shekuj luftrash të pareshtura, sakrificash të panumërta dhe vuajtjesh e përpjekjesh titanike qe me lidhjen e Prizrenit krijuan vizionin dhe marshuan për të përligjur aktin e 28 Nëntorit të vitit 1912, duke shpallur të lirë e të pavarur Shqiperine tone.
Në këtë përvjetor të shekullit të parë të shtetit shqiptar, kombi ynë vjen më i fortë e më i bashkuar se kurrë më parë. Rruga nëpër të cilën kemi kaluar ka qenë e gjatë dhe e vështirë, por e lavdishme. Kombi shqiptar nuk ka ngarkesa historike, sepse asnjëherë dhe kurrë nuk i ka rënë në qafë askujt. Ai e meriton lirinë, sepse kurrë nuk e ka duruar robërinë.
Pavarësisht së shkuarës, shqiptarët në këto kohë të reja, me transformime të mëdha dhe pozitive, mbajnë të shtrirë dorën e paqes e të miqësisë, të bashkëpunimit dhe të mirëkuptimit me të gjithë fqinjët dhe bashkudhëtarët në plan planetar, drejt qëllimeve të përbashkëta, drejt ardhmërisë më të mirë.
Duke kujtuar të kaluarën tonë të lavdishme, përulemi me mirenjohje para kujtimit të pavdekshëm të burrave e grave të kombit tonë, të cilët ia përkushtuan jetën e tyre jetës së atdheut të shtrenjtë. Edhe sot, në këtë manifestim ne shprehim respektin dhe mirënjohjen e thellë për gjithë sakrificat e Lëvizjes sonë Kombëtare për një jetë të lirë, të pavarur dhe me dinjitet.
Një popull që kujton dhe nderon personalitetet dhe ngjarjet e mëdha historike, ruan e fuqizon krenarinë legjitime, por edhe edukon brezat me frymën e atdhedashurisë, sipas shembullit të dëshmorëve të tij.
Është një rast shumë i lumtur.
Është një rast për të reflektuar mbi historinë.
Te mendojme se si Shqipëria të jetë më e mirë.
Faleminderit.