Shkoder,me 26.04.08
I nderuar Z.Ministër i Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit
Të nderuar Z.Deputëtë
I nderuar Z.Prefekt
I nderuar Z.Kryetar i Bashkisë Shkodër
I nderuar Z.Konsull i Italisë në Shkodër
Të nderuar përfaqësues tëpushtëtit vendor
Të nderuar të ftuar nga Kosova dhe Mali i Zi
Të nderuar pjesëmarrës

Jemi mbledhur në Shkodër,  në keto dy ditë të bukura pranverore, për të paraqitur prodhimet bujqesore të stines dhe arritjet e agrobiznesit në Qarkun e Shkodrës dhe të krahinave fqinje, në Shqiperi, Kosove dhe Malin e Zi. Nje panair i përmasave të tilla asnjëhere nuk eshtë pare në ketë qytët të traditave të lashta edhe në lëmin e bujqesise e prodhimeve të saj. Shkodra këto tre vitet e fundit ka ndryshuar faqe. Dëshirat dhe shpresat e banoreve të saj janë që ajo do të behet edhe më e bukur dhe më e begatshme në të ardhmen. Natyrisht kjo kërkon vullnet dhe punë të kualifikuar nga të gjithë, kjo kerkon që bujqesia të zërë vendin e merituar të saj në ekonomine tone. Sidomos kur sot në botë flitet për një krize të saj. Qarku i Shkodres i ka të gjitha mundesitë dhe forcat per të shfrytëzuar në mënyrën më intensive tokat bujqësore, së pari duke i mbrojtur ato dhe së dyti duke mos i lenë pa i punuar. Qeveria ka ndërrmarrë disa nisma të rëndësishme në mbështetje të fermerëve. Ministria e Bujqesise është vazhdimisht pranë fermerëve për t’i mbeshtetur në punën e tyre. Suksesi i këtyre përpjekjeve varet nga vetë fermerët. Ai mund të arrihet vetëm nëse bashkohen forcat e tyre sipas llojit të prodhimeve, që tregu kërkon dhe toka i prodhon. Gjithashtu kerkohet një vullnet me i madh i biznesit, qe të bëjë të gjitha përpjekjet për t’u siguruar fermerëve grumbullimin e prodhimeve, qoftë  për konsum, qoftë për përpunim.Këtë vit Drejtoria e Bujqësisë dhe Keshilli i Qarkut, me nismën e Kryeministrit Z. Sali Berisha paraqitën pranë Ministrisë së Bujqësisë projektin e kultivimit të vreshtave të llojit “Kallmet”. Projekti eshtë në rrugen e zbatimit. Një sasi e konsiderueshme fidanash do të jenë të gatshëm për t’iu shpërndarë fermereve vitin qe vjen. Ne po punojmë që ky projekt të shtrihet edhe në vendet e Eurorajonit Adriatik, në menyrë që të kemi edhe financimin Komunitetit Evropian, si për prodhimin ashtu edhe për përpunimin e tij. Këtë nismë mendojmë ta përhapim edhe për prodhime të tjera bujqesore dhe blegtorale. Pranë Këshillit të Qarkut janë paraqitur disa projekte të zhvillimit të Agrobiznesit, sidomos të ato që janë të lidhura me turizmin. Në Strategjinë e zhvillimit të gjithë Qarkut të Shkodrës në vitet 2007-2013,  por në mënyrë të veçantë të zonave rurale, që me plot gojë mund t’i quajmë perla të turizmit malor, bujqësia, blegtoria dhe prodhimet e agroturizmit zënë vendin e parë. Ato krahina, që Zoti u ka dhënë bukuri dhe pasuri të pakrahasueshme, janë një rezerve e pashtershme e të mirave materiale. Mjafton të ndërtojmë infrastrukturën, së pari atë rrugore, që banorët e tyre, të larguar dhe rezident, të kontribuojnë për rivitalizimin e tyre, por tashme në standartet që kërkon Evropa, në të mirë të vehtes dhe të tjereve. Një shëmbull i bukur dhe domethenes i mundësive të zhvillimit të agrobiznesit në zonat rurale janë rezultatet e shoqatës Agropuka. Prodhimet e standarteve evropiane, të paraqitura nga ajo, mund të shërbejnë si një pervojë teorike dhe praktike edhe për zhvillimin e agrobiznesit në Dukagjin, apo në zona të tjera rurale të qarkut.     Në fund më lejoni që në emer të Keshillit të Qarkut Shkoder të bëj disa falenderime. Se pari falenderoj Ministrinë e Bujqësisë, KASH-in, Bashkinë e Shkodrës, fërmerët pjesëmarres, sidomos ata nga Kosova dhe Mali i Zi, pronarin e Bixhistenit të ri, që vuri në dispozicion të Panairit këtë mjedis të bukur, si dhe të gjithë sponsorët  që bënë të mundur këtë Panair. Së dyti një falenderim i veçantë i përket Z. Guri Beshi, Drejtor i Drejtorisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit të Qarkut Shkodër dhe Z. Rudolf Rasha, Sekretar i Keshillit të qarkut, specialist i njohur i Bujqesise, për punën intënsive dhe kualitative, disamujore si për projektimin, ashtu dhe për realizimin e tij.Ju faleminderit